Muzika dhe fëmijët

E Shtunë , 27 Dhjetor 2014
Leave a comment

MusicFëmijët që luajnë në violinë apo piano mund të jenë duke mësuar më shumë se vetëm Mozartin. Një grup psikiatrësh në Universitetin e Vermontit thotë se ushrimi muzikor mund t’i ndihmojnë fëmijët të përqendrojnë vëmendjen, kontrollojnë emocionet dhe të zvogëlojë ankthin e tyre.

Shkencëtarët analizuan skanimet e trurit të 232 fëmijëve të moshës 6 – 18 vjeç, dhe zbuluan se për të krijuar tërësinë e mjedisit të fëmijëve – prindërit, mësuesit, miqtë, kafshët shtëpiake, aktivitetet jashtëshkollore, ndihmojnë për shëndetin e tyre psikologjik, ndërsa Muzika është një komponent kritik, sepse ajo ndikon zonat motorike dhe të sjelljes në tru, si për shembull, kujtesën e veprimeve, vemendjen, organizimin dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë  rol kritik në kontrollin frenues, dhe në aspekte të përpunimit të emocioneve.

Gjetjet forcojnë hipotezën se një violinë mund të ndihmojë  betejën e fëmijëve me çrregullime psikologjike më mirë se një shishe me pilula.

Një qasje e tillë mund të jetë e vështirë për t’u përmbushur – tre të katërtat e nxënësve të shkollave të mesme amerikane rrallë ose kurrë nuk kanë marrë mësime jashtëshkollore në muzikë apo arte.

Statistika të tilla, kur merren në kontekstin e rezultateve të këtij studimi, nënvizojnë rëndësinë jetike të ushtrimeve muzikore për të rinjtë, duke filluar në fëmijëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031