Vetmia dhe modernizimi

E Diel , 28 Dhjetor 2014
Leave a comment

LonelinessKa pasur një shqetësim në rritje se shoqëria moderne e bën njeriun gjithnjë e më të vetmuar. Në vitin 2006, një artikull i Nju Jork Tajmsit, “Lonely Amerikan Just Got a Bit Lonelier”, shqyrtoi të dhënat e një studimi mbi rënie të angazhimit social – njerëz më pak të prirur për t’u shoqëruar, më pak miq të ngushtë, dhe më pak besim ndaj tjetrit.

Studiuesit thonë se prirjet e vetmisë mund të shkaktohet nga modernizimi. Gjatë gjithë historisë, modernizimi ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Njerëzit bëhen më pak të varur nga familjet e tyre dhe kanë nevojë për aftësi më të specializuara, të cilat mund të çojnë në më pak interes në çështje sociale dhe më shumë vetë-mbështetje. Me kalimin e kohës, ata bëhen më individualistë.

Megjithatë, studime të kohëve të fundit kanë treguar gjithashtu një rritje në interesim dhe vetë-besim, që sugjeron se vetmia është në rënie.

Ekspertë të tjerë thonë se më shumë studime mbi kulturat jashtë Amerikës janë të nevojëshme për të përcaktuar nëse modernizimi është vërtetë shkaku i vetmisë.

Nëse kultura të tjera tregojnë të njëjtin model të reduktuar të vetmisë, kjo do të mbështeste idenë se modernizimi është përgjegjës. Nëse kulturat e tjera nuk tregojnë një model të ngjashëm, atëherë shkaku është diçka e veçantë për kulturën amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031