Romë e ujë

E Mërkurë , 31 Dhjetor 2014
Leave a comment

waterPerandoria romake u shtri në mbi tre kontinente për shumë shekuj; në të banonin rreth 70 milion njerëz,  Në një zonë të tillë të madhe të siguroje furnizim të qëndrueshëm me ushqim nuk ishte e lehtë, veçanërisht po të kihet parasysh klima e ndryshueshme dhe e thatë në rajonin e Mesdheut.

Për të mësuar, se si mund të jetë arritur kjo, tre shkencëtarë; një ambientalist nga Universiteti i Utrecht, një hydrologists nga Holanda dhe një klasicist në Universitetin e Stanfordit në SHBA., u vunë në kërkim për të zbuluar se në ç’mënyrë  romakët arritën nëpërmjet ujit për bujqësi dhe tregtisë së të lashtave të kontribuonin në jetëgjatësinë e civilizimit të tyre.

Shkencëtarët i trajtuan shoqëritë e kaluara me ndryshimet në mjedisin e tyre, dhe hoqën paralele mes civilizimit romak dhe të ditëve tona. Për shembull, romakët u ndeshën me manaxhimin e burimeve të ujit përballë rritjes së popullsisë dhe urbanizimit. Për të siguruar rritjen e vazhdueshme dhe stabilitetin e qytetërimit të tyre, ata duhej të garantonin një furnizim të vazhdueshëm me ushqim në qytete e varfëra me ujë.

Ekipi përdoruri një model hidrologjik për të llogaritur rendimentet e grurit, të cilat ndryshojnë në varësi të faktorëve të tillë si klima dhe lloji i tokës. Autorët përdorën harta duke rindërtuar peisazhin romak dhe popullatën për të vlerësuar se  ku prodhimi bujqësor dhe kërkesa ushqimore ishin më të mëdha. Ata gjithashtu simuluan tregtinë e grurit bazuar në një rindërtim interaktiv i rrjetit të transportit Romak, që merr parasysh koston e transportit në varësi të faktorëve të tillë si distancën dhe mjetet e transportit.

Rrjeti i tyre virtual tregoi se aftësia e romakëve për të lidhur mjediset e ndryshme të Mesdheut nëpërmjet tregtisë lejoi që qytetërimi i tyre të lulëzojnë. Nëse rendimenti i grurit ishte i ulët në një rajon të caktuar, ata importonin grurë nga një pjesë tjetër e Mesdheut që kishte suficit.

Por praktika inovative romake e manaxhimit të ujit mund të ketë kontribuar edhe në rrëzimin e tyre. Kjo është parë në ditët tona. P.sh., tregtia dhe uji kanë mundësuar rritjen e shpejtë të popullsisë dhe urbanizimin që nga fillimi i revolucionit industrial, por megjithatë, rendimentet e varfra në bujqësi shtohen me shtimin e ndryshimeve klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031