Truri dhe telefoni

E Premte , 02 Janar 2015
Leave a comment

smartphoneKur njerëzit kalojnë kohë duke bashkëvepruar me celularë, kjo në fakt ndryshon mënyrën se si gishtat dhe truri punojnë së bashku, për të sjellë ndryshime edhe në qëndrime.

Ndërsa neuroshkencëtarët kanë studiuar prej kohësh plasticitetin e trurit mes muzikantëve – smartfonët paraqesin mundësinë për të kuptuar se si formohet truri, thonë ata në revistën Cell Press Current Biologji.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se lëvizjet e përsëritura mbi sipërfaqen e lëmuar të telefonit celular riformojnë përpunimin ndijor nga dora në tru, dhe kjo çon në idenë se përpunimi kortical ndijor bashkëkohor në tru formohet vazhdimisht nga teknologjia digjitale personale.

Çfarë do të thotë saktësisht ky ndikim i teknologjisë dixhitale në fushat e tjera të jetës është pyetje për ditë tjetër. Lajmi mund të mos jetë aq i mirë, po të kihen parasysh studimet e tjera që e lidhin përdorimin e tepërt të telefonit celular me dhimbjet dhe dysfunksionet motorike (sjelljet).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031