Qeni dhe njeriu

E Enjte , 08 Janar 2015
Leave a comment

DogNjë studim i ri sugjeron se qentë në Amerikë mund të kenë dalë vetëm rreth 10.000 vjet më parë, mijëra vjet pas emigrantëve të parë njerëz që kaluan nga Siberia në Amerikën e Veriut.

Studimi në Universitetin Illinois shqyrtoi karakteristikat gjenetike të 84 qenve nga kontinenti amerikan dhe është analiza më e gjerë e qenve të lashtë në të dy Amerikat (veri, jug).

Ndryshe nga ujqërit, paraardhësit e tyre të egër, qentë e lashtë mësuan të tolerojnë shoqërinë e njeriut dhe në përgjithësi përfituan: Ata fituan qasje në burime të reja ushqimi, dhe, përfundimisht, udhëtuan nëpër botë me zotërit e tyre dy këmbësh. Qentë gjithashtu kanë shërbyer si kafshë barre, dhe nganjëherë si ushqim, sidomos në raste të veçanta.

Qentë janë nga organizmat më të hershme që kanë shoqëruar njerëzit në çdo kontinent. Prandaj ata shihen edhe si një mjet i fuqishëm kur kërkohet të mësohet se si popullatat njerëzore kanë lëvizur.

Eshtrat e njeriut nuk janë gjithmonë në dispozicion për studim, dhe analiza e eshtrave të qenit të lashtë lejohet shpesh kur mbetjet mortore të njeriut janë zhdukur.

Studimet e mëparshme e qenve të lashtë në Amerikë janë fokusuar në ADN-në mitokondriale, e cila është më e lehtë për t’u nxjerrë nga mbetjet e lashta sesa ADN-ja bërthamore dhe, ndryshe nga ADN bërthamore, është e trashëguar vetëm nga nëna. Kjo do të thotë se ADN-ja mitochondrial i çon studiuesit në një linjë të pathyer të trashëgimisë prapa në të kaluarën.

Studimi tregon se qentë varroseshin me ceremoni, duke sugjeruar se njerëzit kishin nderim të veçantë.

Diversiteti gjenetik i qenit në Amerikë mund të datohet vetëm rreth 10.000 vjet më parë, rreth të njëjtës kohë si edhe varri më i vjetër njerëzor i gjetur në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031