Dieta dhe evoluimi i njeriut

E Shtunë, 17 Janar 2015
Leave a comment

human ancestorsParaardhësit e njeriut filluan të provojnë ushqime të ndryshme pasi ata u ndanë nga paraardhësit e shimpanzeve

Duke analizuar gjenet e Neandertalëve dhe të paraardhësve të tjerë të zhdukur të njeriut, shkencëtarët kanë gjetur se njerëzit modernë mund ta tresin niseshten më mirë se çdo qenie.

Edhe pse njerëzit modernë janë të vetmit mbijetues, linja të tjera njerëzore dikur jetonin në Tokë. Këto përfshinin Neanderthalët, të afërmit më të ngushtë të njerëzve dhe Denisovanët, gjurmët gjenetike të cilëve zgjaten në të gjithë Azinë. Neandertalët dhe Denisovanët zbritën nga një grup që ndahet nga paraardhësit e të gjithë njerëzve modernë, edhe pse njerëzit modernë mbeten të lidhur më ngushtë me këto linja më shumë sesa në shimpanzetë.

Pjesa më e madhe e afërmve të zhdukur të njeriut mbetet e panjohur. Zbulimi i më shumë hollësive rreth mënyrës se si ata jetonin, dhe çfarë hanin, mund të hedhë dritë mbi evolucionin e prejardhjes së njeriut në përgjithësi

Shije të ndryshme

Në një studim në revistën Human Evolution, shkencëtarët renditën gjenomin e një gruaje Neandertale nga një shpellë në Siberi dhe një vajzë Denisovane nga e njëjta shpellë. Kjo tregon se Neandertalët dhe Denisovanët dikur kanë bashkëjetuar me paraardhësit e njerëzve modernë.

Për të mësuar më shumë për jetën e Neandertalëvë dhe Denisovanëve, studiuesit hetuan gjenet që studimet e mëparshme i lidhnin me veprimtarinë njerëzore të të ngrënit. Ndryshimet në dietë, si gatimi i ushqimit, kultivimi i bimëve dhe zbutja e kafshëve mendohet të kenë luajtur rol të madh në evolucionin e homininit që solli rritjen e madhësisë së trurit.

Dritare në të kaluarën

Shkencëtarët zbuluan edhe mutacionet e gjenit që lidhet me muskujt e nofullave. Kjo mund të shpjegojë pse linja e njeriut modern ka muskujt relativisht të dobët të nofullave në krahasim me të afërmit e shimpanzeve. Ky mutacion apo humbje gjenetike mund të ketë ndodhur pas zhvillimit të gatimit – ushqimi u bë më i lehtë për të ngrënë, nevoja për muskuj të fortë të nofullave u pakësua.

Humbja e gjeneve është dritare shumë interesante dhe për historinë evolucionare, sepse ka disa ndryshime në sjelljen njerëzore ose mjedis që ka gjasa të kenë ardhur nga këto humbje gjenetike.

Për më tepër, studiuesit zbuluan se në krahasim me gjenomin e Neandertalëve dhe Denisovanëve, gjenomi i njeriut modern përmban tri herë më shumë kopje të një gjeni që prodhon një enzimë në pështymë i cila ndihmon tretjen e niseshtes. Këto ndryshime duket se kanë ndodhur në 600.000 vitet e fundit, pas ndarjes mes Neandertalëve dhe Denisovanëve.

Studimet paraprake kanë sugjeruar se njerëzit e hershëm mund të kenë ngrënë ushqimeve me përmbajtje niseshte, siç janë rrënjët e bimëve. Në të ardhmen, analiza të më shumë gjenomeve Neandertalë dhe Denisovanë mund të japin njohuri të mëtejshme në historinë evolucionare të dietës njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031