Atlas i ri i proteinave

E Shtunë , 24 Janar 2015
Leave a comment

PROTEINNjë atlas i ri i proteinave që gjenden në indet njerëzore zbulon se proteinat në mëlçi apo tru janë të veçanta, por janë të zakonshme në të gjitha indet e tjera në trup.

Të kuptuarit se si prodhimi i proteinave ndryshon në inde të ndryshme në trup, dhe se çdo proteinë është bërë për secilin organ do të ndihmojë shkencëtarët për të luftuar më mirë sëmundjet kur proteinat nuk funksionojnë siç duhet.

Gjetjet gjithashtu do të mund të ndihmojnë të shpjegohen disa efekte anësore të barnave dhe në këtë mënyrë  zhvillimi i ardhshëm të tyre.

Njerëzit kanë rreth 20.000 gjene të koduara për proteina, dhe shkencëtarët përdorën disa metoda për t’i analizuar ato. Rezultatet treguan se gati gjysma e gjeneve me proteina të koduara janë shpërndarë në të gjithë trupin – kjo sugjeron se ato janë të nevojshme për të ruajtur funksione të tilla si rritjen e qelizave, prodhimin e energjisë dhe metabolizmin bazë.

Proteina të tjera u gjetën në organet specifike. Testet kanë treguar se numri më i lartë i proteinave unike, ndodhet në tru dhe mëlçi

Studimi, i publikuar 22 janar në revistën Shkenca, është pjesë e Atlasit të Proteinës Njerëzore. Baza e të dhënave është rezultat i një dekade të kërkimeve në laboratorë të shumta.

Zbulimi do të jetë informacion i rëndësishëm për industrinë farmaceutike. 30 për qind e proteinave që janë në shënjestër nga barnat janë gjetur në të gjitha indet dhe organet – dhe kjo mund të shpjegojë pse ilaçet shkaktojnë efekte anësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031