Mënyra të mundshme mbi fundin e Tokës (Doomsday)

E Enjte, 29 Janar 2015
1 comment

doomsdayNgrohja globale
Nëna e të gjitha tmerreve apokaliptike, ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh me të cilin përballet planeti, thonë shumë shkencëtarë. Me ndryshimin e klimës, moti mund të shkojë në ekstrem, duke rritur thatësirën në disa zona, ndryshuar shpërndarjen e kafshëve dhe sëmundjeve në të gjithë globin. Vargu i ndryshimeve do të çonte në paqëndrueshmëri politike, uri, shkatërrim të ekosistemit dhe ndryshime të tjera – Toka do të bëhej e shkretë për të jetuar.

Asteroidet

Asteroidi është bazë e filmave me fatkeqësi, por shkencëtarët vërtetë janë të shqetësuar se një shkëmb nga hapësira mund të sjellë fundin e Tokës. Një ndikim meteorik solli zhdukjen e dinosaurëve, dhe në rastin e Tunguskas, një meteoroid masiv dëmtoi rreth 2.000 kilometra katrorë të pyllit siberian në vitin 1908. Më e frikshme, ndoshta, është se astronomët dijnë a njohin vetëm për një pjesë të shkëmbinjëve të hapësirë që vijnë rrotull në sistemin diellor.

Kërcënimi pandemik

Patogjene të reja vdekjeprurëse shfaqem çdo vit: pandemitë e fundit përfshijnë SARS (sindromi akut i rëndë respirator), gripin e shpendëve, dhe, së fundi, një koronavirusi i quajtur ‘mers’ me origjinë në Arabinë Saudite. Për shkak të ekonomive globale shumë të ndërlidhura, një sëmundje vdekjeprurëse mund të përhapej me shpejtësi.

Fatkeqësi e krijuar

Sëmundjet natyrore nuk përbëjnë të vetmen frikë. Në vitin 2011, komuniteti shkencor u zemërua kur kërkuesit krijuan në laborator një version të virusit H5N1 të gripit të shpendëve që ishte i transmetueshëm nëpërmjet ajrit. Rezultatet ngjallën frikën se sëmundje të tilla vdekjeprurëse pa dashje mund të shpëtojnë nga laboratori ose të çlirohen qëllimisht, duke çuar në një epidemi globale.

Këpurdha

Edhe pse kërcënimet bakteriale janë të rrezikshme, kërcënimet fungale janë edhe më të frikshme. Ka patur një sëmundje të re amfibe fungale me efekte shkatërruese. Kërpudhat chytrid po shfarosin bretkosat në të gjithë Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët. Një kërpudhë njëlloj fatale për njerëzit do të ishte katastrofike. Edhe pse bakteret janë vdekjeprurës, antibiotikët janë të shumtë. Por tepër pak dihet për trajtimin e infeksioneve fungale.

Luftë bërthamore

Përtej retorikës shurdhuese të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, rezervat masive të armëve bërthamore përreth globit mund të sjellin shkatërrim nëse bien në duar të gabuara. Vitin e kaluar, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë, një revistë mbi sigurinë globale e themeluar në vitin 1945 nga ish-fizikantët e projektit Manhattan, lëvizi Orën e Shkatërrimit, në pesë minuta deri në mesnatë. Kjo orë tregon se sa afër është njerëzimi nga shkatërrimi nëpërmjet armëve bërthamore ose biologjike, ose ndryshimit të klimës globale.

Ngritja e robotëve

Filmi “Terminator” mund të jetë fantashkencë, por makinat vrasëse nuk janë larg nga realiteti. Kombeve të Bashkuara bënë thirrje kohët e fundit për ndalimin e robotëve vrasës – me sa duket për shkak të shqetësimit të ekspertëve se disa vende i kanë zhvilluar ato. Shumë shkencëtarë kompjuterësh mendojnë ‘singularitet’, pika në të cilën inteligjenca artificiale do t’i afrohej inteligjencës njerëzore, ose t’ia kalonte asaj shumë herë. Nëse këta robotë do të jenë ndihmës mirëdashës, problemi i njerëzimit është ende për debat. Por shumë gjëra mund të shkojnë keq me robotë super-intelligentë të armatosur me armë zjarri.

Mbipopullim

Frika e një globi të mbipopulluar ka ekzistuar që në shekullin 18, kur Thomas Malthus parashikoi se rritja e popullsisë do të shkaktonte uri në masë dhe rënim të planetit. Me popullsi globale në 7 miliardë e në rritje, shumë mendojnë se rritja e popullsisë është një nga kërcënimet kryesore për planetin. Sigurisht, jo të gjithë janë dakord: rritja e popullsisë, mendojnë shumica, do të stabilizohet në 50 vitet e ardhshme.

Efekti gjithëpërfshirës

Edhe pse secili prej skenarëve të mësipërm mund të ndodhë, shumë shkencëtarë mendojnë se një efekt i ngjarjeve të shumta ka më shumë të ngjarë. Për shembull, ngrohja globale mund të shtojë patogjenet, ndërsa do të shkaktonte edhe ndërrime në klimë. Ndërkohë, rënia e ekosistemit do ta bënte më të vështirë prodhimin e ushqimit, pa bletëtët që polenizojnë të lashtat ose pemët. Pra, në vend të një katastrofe epike, disa faktorë relativisht të vegjël do të përkeqësonin jetën në Tokë, derisa  të degradohej plotësisht. Në këtë skenar, rënia e Tokës nuk do të jetë dramatike, e menjëherëshme, si duke u sulmuar nga një tigër, por si kafshimi për vdekje nga rosat.

One response to “Mënyra të mundshme mbi fundin e Tokës (Doomsday)”

  1. toni says:

    kur E K te largohet nga kjo jete atehere bota do te marre fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2015
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031