Shkencë: Migrimet e para

E Diel , 01 Shkurt 2015
Leave a comment

skullNdërsa është e pranuar gjerësisht se origjina e njerëzve bashkëkohorë daton rreth 200.000 vjet më parë në Afrikë, ka pasur debate se cili është modeli i Homo sapiensit në fillim të këtij migrimi që populloi mbarë planetin.

Të dhënat fosile provojnë se disa grupe njerëzore arritën korridorin levantin (në Lindjen e Mesme), rreth 100-mijë vjet më parë – provat gjenetike thonë se njerëzit e sotëm emigruan nga Afrika vetëm 70-mijë vjet më parë – po me 30-mijë vjetët çfarë ndodhi?

Kohët e fundit në Shpellën Manot  të Galilesë, një ekip nga Universiteti i Tel Avivit, zbuloi një kafkë njeriu thuajse të plotë që daton 55-mijë vjet më parë – antropologët thonë se kafka ofron dëshmi të drejtpërdrejta anatomike që mbushin hendekun historik të kohës së migrimit të njeriut modern në Evropë.

Analizimi i kafkës tregon se i përket një njeriu me prejardhje afrikane me karakteristika të popullsive europiane të perudhës së paleolitit të vonë. Kjo sugjeron se popullata levantin ishte stërgjyshore e evropianëve të herëshëm.

Shpella Manot u zbulua rastësisht në vitin 2008, nga një buldozer – ajo ishte e paprekur, e ngrirë në kohë – me  artefakte të shumta, përfshi kafkën 55-mijë vjeçare.

Zbulimi sfidon dy teoritë kryesore: 1) të gjitha popullatat njerëzore moderne lidhen me migrimet jashtë Afrikës; 2)  popullsia e herëshme evropiane u përzie me Neandertalët jo përpara se të vendosej në Evropë. Zbulimi i kafkës dëshmon se njerëzit modernë u takuan dhe u përzien me Neandertalët në rajonin Manot, dhe prej andej u përhapën në pjesën tjetër të botës. Në atë kohë, Evropa ishte në periudhën e fundit të Epokës së Akullit, kështu që njerëzit nga Levanti migruan fillimisht në Azi, dhe më vonë, në Evropë.

Gjenetistët kanë zbuluar se njerëzit e sotëm erdhën nga Afrika, por ky parashikim bazohet vetëm në studimet gjenetike – kafka e zbuluar është prova e parë fizike se njerëzit në Manot erdhën nga Afrika, qëndruan në Levant për disa mijëra vjet, dhe më vonë, kur kushtet e motit u përmirësuan, u shpërngulën në Evropë.

Konstatimi më tej kritik është se komunikimi i dukshëm dhe bashkimi midis Neandertalëve dhe njerëzve të herëshëm ndodhi në Levant – dhe jo në Europë, siç është menduar më parë. Sipas kësaj hipoteze, kur njerëzit erdhën në Levant, ata gjetën një popullsi të begatë Neandertalësh. Sipas analizës së kafkës, e cila mban një përzierje komplekse të karakteristikave arkaike dhe moderne, Manot ishte ndoshta i vetmi vend në botë ku Neandertalët dhe njerëzit anatomikisht modernë jetuan krah për krah për një periudhë të gjatë kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728