Në kërkim të qenieve inteligjente

E Enjte , 05 Shkurt 2015
Leave a comment

KeplerShkencëtarë planetarë kanë llogaritur se në galaktikën tonë ka qindra miliarda planetë si Toka që mund të mbështesin jetën.

Studimi i ri, nga shkencëtarë të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU), arriti në këtë përfundim duke aplikuar një ide 200-vjeçare për vëzhgimin e mijëra e ekso-planeteve me anë të teleskopit Kepler.

Shkencëtarët vunë re se çdo yll standard ka dy planete në të ashtuquajturën ‘zonën e artë’, që është distanca nga ylli, ku uji mund të ekzistojë. Kjo bën të mendohet se komponentet për jetën, dhe mjediset e banueshme janë të shumta.

Megjithatë, universi nuk është mbushur me qenie inteligjente që mund të ndërtojnë teleskopë, radio dhe anije të hapësirë, përndryshe, do kishim parë apo dëgjuar prej tyre.

Kjo tregon se ka disa vështirësi për shfaqjen e jetës, të cilat njeriu ende nuk i kupton, apo qytetërimet zhvillohen, por pastaj vetë-shkatërrohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728