Paraja dhe stresi

E Premte , 06 Shkurt 2015
Leave a comment

STRESSNëse shqetësoheni sepse nuk keni, nuk jeni vetëm. Paraja është faktori numër 1 i stresit, pastaj vijnë detyrimet familjare dhe problemeve shëndetësore.

Prindërit me fëmijë nën 18 vjeç, dhe dhe ata që jetojnë në familje me të ardhura të ulëta raportojnë nivelet më të larta të stresit, thuhet në një studim që shoqatës amerikane të psikologjisë (APA).

Njerëzit më në ankth rreth parave ishin të prirur për vese si pije e duhan.

Sondazhi zbuloi se 72 përqind e amerikanëve kishin ndjerë stres në lidhje me paratë në një moment gjatë një muaji – nga këta, 22 për qind kishin provuar stres ekstrem.

Në përgjithësi, 64 për qind e amerikanëve e vlerësuan paranë si burimin më të madh të stresit.

Përveç parave, 60 për qind e të pyeturve thanë se puna ishte burim kryesor stresi, 47 për qind vunë në dukje përgjegjësitë familjare dhe 46 përqind shqetësimet shëndetësore.

Nivelet e larta të stresit mund të kenë efekte në shëndet dhe mirëqenie. Rreth 75 për qind thanë se kishin përjetuar të paktën një efekt negativ që lidhej me stresin, si nevrikosje apo  zemërim.

Njerëzit të cilët raportuan nivele më ekstrem të stresit lidhur me paratë kishin më shumë gjasa për të mos e trajtuar atë, ose rrinin ulur, shkonin në internet, shikonin më shumë se 2 orë televizion në ditë, hanin, flinin shumë, pinin duhan e pije. Një në 5 persona të anketuar thanë se kishin mënjanuar vizitën tek mjeku për shkak të shqetësimeve financiare, madje edhe kur kishin pasur nevojë për kujdes shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728