Gjetja e frymëzimit

E Diel , 15 Shkurt 2015
Leave a comment

NarcisismËshtë e paqartë pse njerëzit e fuqishëm frymëzohen nga vetja, megjithëse ekzistojnë shumë teori.

Individë të fuqishëm (në pozitë) kanë prirje për të fryrë rëndësinë e tyre, ndërsa zhvlerësojnë të tjerët; në marrëdhënie shoqërore,  ata përcaktojnë përparësitë e vetes mbi të tjerët. Këta njerëz gjithashtu e shohin veten superior ndaj të tjerëve, dhe e kanë të vështirë të vlerësojnë madhështinë e një personi tjetër.

Për më tepër, ata ndjejnë kënaqësi duke folur për veten. Ndonjëherë përpiqen të mos e teprojnë për shkak të trysnisë sociale. Por njerëzit e fuqishëm janë më pak të ndjeshëm ndaj trysnive.

Një studim në revistën Social Psychology & Personality Science, tregon se njerëzit e fuqishëm janë më narcisistik se të tjerët – por ky është një skenar pula-vezën, apo veza-pulën; individët narcisistik mund të kenë dëshirë të fortë për të kapur pozicione të fuqishme; dhe njerëzit që mbajnë poste të fuqishme me kalimin e kohës priren drejt nascisismit.

Rezultatet e studimit do t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më qartë se ç’është ‘pozita’ dhe pse dëshirohet aq shumë. Dhe ndoshta  studimi i ardhshëm do të shqyrtojë se si të tjerët reagojnë ndaj njerëzve të fuqishëm; a ofendohen ata nga kjo dëshirë, apo lehtësohen që nuk e kanë?

Me fjalë të tjera, për individin e fuqishëm, a është më me përfitim të përqëndrohet tek vetja për frymëzim apo të humbasë mundësinë për të njohur të tjerët?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728