Dietë e shëndet

E Enjte , 19 Shkurt 2015
Leave a comment

nlpr3Shkencëtarë në Universitetin  Yale, Shkolla e Mjekësisë, thonë se gjatë dietës oso agjërimit, trupi prodhon një substancë e cila mund të bllokojë çrregullime të ndryshme.

Në studimin, publikuar në Nature Medicine (online), thuhet se  gjatë dietës, trupi bllokon një lloj proteine të quajtur NLRP3, përgjegjëse për sëmundje autoimune si diabet, arterosklerosë, Alzheimer.

Trupi i njeriut prodhon metabolitin BHB, në përgjigje të agjërimit, stërvitjeve, kufizimit të kalorive, ose dietës me pak  karbohidrate. Dihej se agjërimi dhe kufizimi i kalorive pakëson inflamacionet.

Duke punuar me minj në laborator, shkencëtarët u përqëndruan në mënyrën se si përgjigjen qelizat imune që prodhojnë inflamacion, dhe zbuluan se inflamacionet u pakësuan ku minjtë iu nënshkruan dietës dhe ushtrimeve fizike të cilat rritën nivelet e metabolitit BHB-së në gjak.

Rezultatet sugjerojnë se metabolitët endogjene si BHB që janë prodhuar gjatë dietës me karbohidrat të ulët, agjërim, apo ushrime fizike, mund të ulin nivelin e proteinës NLRP3, e cila shkakton pezmatime a sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728