Shkencë: Stres

E Shtunë , 21 Shkurt 2015
Leave a comment

STRESSKur njeriu e përgatit veten mendërisht për një ngjarje të vështirë a mendon ai/ajo se problemi do të ikë vetë, apo ndërmerr hapa që problemi të zhduket?

Përballja me stresin para se të ndodhë mund të ndikojë se si ndjehesh të nesërmen, thotë një studim në revistën Gerontology: Psychological Sciences. Dhe strategjia e të menduarit se problemi do të zgjidhet vetë, mund të bëjë që personi të ndjehet më keq.

Në studim, shkencëtarët shqyrtuan 43 të rriturit, kryesisht gra, midis moshave mes 60 dhe 96 vjeç. Pjesëmarrësit mbushën nga një ditar për nëntë ditë, duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me gjendjen, shëndetin fizik, streset që ata pritej të përballeshin në të ardhmen e afërt dhe në ç’mënyrë ishin duke u përgatitur për to.

U vu re se sjelljet për mbijetesë ndryshonin nga dita në ditë në varësi të kontekstit të stresit (stres familjar apo që lidhej me punën). Një person mund të përdorë mekanizma të shumta, si ‘fantazi’ e ‘reflektim’ ndaj stresit, ndërsa ‘analiza e problemit’ dhe ‘plani paraprak’ nuk ndikuan në mirëqenien e tyre të nesërmen.

Shkencërisht, këto rezultatet nuk quhen të plota, pasi duhet të përsëriten me më shumë pjesëmarrës. Por gjetjet fillestare lënë të kuptohet se kërkime të mëtejshëm mund të ofrojnë strategji më të mira për t’u marrë me ngjarjet stresuese.

Në fakt, sa më shumë kuptohet çfarë ndodh, më mirë psikologët do të jenë në gjendje për të ndihmuar njerëzit të merren efektivisht me streset e tyre në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728