Shkencë: Ç’thonë gishtat?

E Diel , 22 Shkurt 2015
Leave a comment

FingersRaporti midis gjatësisë së gishtave ka qenë i lidhur me një numër veçorish fizike dhe personaliteti.

Për burrat, kur gishti tregues është më i shkurtër se gishtit i unazës, ata priren për të qenë më të sjellshëm ndaj grave. Arsyeja? Ekspozimi paralindjes ndaj hormonit të seksit në mitër, thonë shkencëtarët.

Në studim, në revistën “Personality and Individual Differences”, më shumë se 155 individëve iu dha të plotësonin formularë për çdo ndërveprim social me një anëtar të seksit tjetër, gjatë një periudhë tre-javore. Meshkujt me gisht tregues më të shkurtër sesa gishti i unazës u treguan më të këndshëm ndaj femrave.

Studimet e mëparëshme kanë zbuluar se raporti i gjatësisë së gishtit tregues zbulon sasinë e hormoneve mashkullorë, kryesisht testosteroneve, ndaj të cilave një person është ekspozuar në mitër. Më shumë testosterone, më i gjatë gishti i unazës.

Meshkujt që kanë gisht tregues më të shkurtër sesa gishti i unazës mund të jenë më të pashëm. Shuma e testosterone që një foshnje është ekspozuar para lindjes mund të ndikojë në zhvillimin e individit, dhe sa tërheqës bëhet.

Por, të paturit e një gishti tregues më të shkurtër ka avantazhe, që vijnë me një çmim: rrezik më të lartë për kancer të prostatës.

Meshkujt, në studim, me gisht tregues më të gjatë se gishti i unazës kishin 33 për qind më pak të ngjarë për t’u diagnostikuar me kancer të prostatës në krahasim me burrat me gisht tregues më të shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728