Shkencë: Grimcat

E Enjte , 26 Shkurt 2015
Leave a comment

materShumica e ligjeve të natyrës i trajtojnë grimcat dhe antigrimcat në mënyrë të barabartë, por yjet dhe planetet janë bërë nga grimca, dhe jo nga antigrimca; kjo asimetri, e cila favorizon materien, ka shumë vite që shqetëson shkencëtarët.

Studimi i ri nga fizikantë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), ofron një zgjidhje të mundshme për misterin e origjinës së materies në univers.

Asimetria materie-antimaterie mund të lidhet me grimcën Higgs, thotë studimi.

Zbulimi i grimcës Higgs në Hadron Collider, në Zvicrës,  në vitin 2012, u përshëndet si një nga arritjet e mëdha shkencore të dekadave të fundit. Grimca Higgs ose ‘Higgs boson’ shihet si element i rëndësishëm i teorisë moderne të forcave të natyrës.

Nëse një grimcë dhe një antigrimcë takohen, ato zhduken duke emituar (çliruar) dy fotone, ose disa grimca të tjera – kjo është origjina e universit, sipas teorisë së shpërthimit të madh. Në këtë ‘supë primordiale’ pas Big Bengut, ka pasur sasi thuajse të barabartë grimcash dhe antigrimcash. Ndërsa universi ftohej, grimcat dhe antigrimcat asgjësuan njëra-tjetrën në numër të barabartë – dhe nga kjo ‘luftë’ mbetën vetëm një numër i vogël grimcash, që janë të gjitha yjet, planetet, dhe gazi në gjithësinë e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728