Shkencë: Bashkëpunimi

E Premte , 27 Shkurt 2015
Leave a comment

PREDICTIONÇdo ditë njeriu merr vendime bazuar në parashikimin se ç’do të bëjë tjetri – si shoferi përpara semaforit.

Studimi në revistën Cell thotë se në tru ekzistojnë dy grupe neuronesh që luajnë rol kyç në ndërveprimet shoqërore  – njëri aktivizohet kur vendoset për të bashkëpunuar dhe grupi i dytë përfshihet në parashikimin sesa e gatëshme është pala tjetër për këtë bashkëpunim.

Studimi u krye me majmunë në laborator nga neurologë të spitalit të Përgjithshëm në Massachusets (MHG). Një pjesë e lobit ballor tek majmunët luajti rol thelbësor në këtë proces, kur disa neurone shifruan vendimin e kafshës për të bashkëpunuar ose jo me një tjetër.

Studimi ka rëndësi për faktin se njerëzit me autizëm ose çrregullime të tjera që ndikojnë në ndërveprime sociale kanë anomali në të njëjtën pjesë ballore të trurit.

Majmunët u provuan me një variant të lojës klasike Dilema e të Burgosurit.

Në lojë, çdo majmuni iu dha të zgjedhë mes dy simboleve; i mirë, që përfaqëson bashkëpunimin; dhe i keq, dhe që përfaqëson tradhtinë, ose mungesën e bashkëpunimit. Kur dy majmunë zgjidhnin simbolin e bashkëpunimit, ata shpërbleheshin me lëng frutash; nëse njëri zgjidhte tradhtinë dhe tjetri bashkëpunimin, i pari merrte sasi më të vogël lëngu. Megjithatë, nëse të dyja kafshët bënin zgjedhje të këqia, ato të dyja merrnin pije të vogël; kështu, për të vendosur se si një majmun të merrte më shumë lëng përfshinte parashikimin se çfarë do të zgjidhte kafsha tjetër.

Rezultatet treguan se kafshët janë më të prirura për të zgjedhur tradhtinë kundrejt bashkëpunimit. Por bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy majmunëve rriste gjasat e bashkëpunimit në provat e ardhshme.

Ndërveprimet sociale janë komplekse. Shumë aspekte janë të koduara brenda trurit të njeriut. Përdorimi i rezultateve do t’i ndihmojë neurologët për të kuptuar dhe zhvilluar një trajtim të ri të mundshëm për çrregullime si autizmi dhe sjellje antisociale të njerëzve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728