Marihuana; me rrezik apo jo?

E Shtunë, 28 Shkurt 2015
Leave a comment

MarijuanaEkzistojnë të paktën 10 druga që janë më vdekjeprurës se marihuana, përfshi disa që janë të ligjshme, si alkooli dhe nikotina.

Në fakt, pirja e alkoolit është rreth 100 herë më e rrezikshme se marihuana, thotë një studim botuar në revistën Scientific Reports.

Marihuana është emërtuar si ‘droga numër një’ në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë se në bazë të ligjit federal, ajo është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret për qëllime mjekësore (edhe pse disa shtete kanë legalizuar përdorimin e saj).

Rreziku i ulët që marihuana paraqet për shëndetin e njerëzve sugjeron se kjo drogë duhet të rregullohet në mënyrë rreptë por nuk duhet ndaluar, thuhet në studim.

Por ekspertë të tjerë këmbëngulin se më shumë analiza janë të  nevojshme, për shembull, studimet duhet të marrin parasysh efektet e drogës në sjelljen e njerëzve, dhe ndikimin që ajo ka në shoqëri.

Vdekshmëria nuk është e vetmja formë e rrezikshmërisë

Në studim, shkencëtarët llogarisin rrezikun e çdo droge për shëndetin duke shikuar kufirin e ekspozimit, ose raportin që krahason shumën e përafërt të një droge të nevojshme për të vrarë një person. Kur raporti është i ulët, droga është vdekjeprurëse.

Por marihuana ka një raport të lartë që do të thotë se shanset për një mbidozë vdekjeprurëse janë të pakta.

Alkoholi, heroina, kokaina dhe nikotina shihen si droga me rrezik më të lartë. Droga të tjera – metamfetamina, metadon, amfetamina dhe diazepam (Valium) – dolën më pak të rrezikshme.

Por, ka disa përjashtime në këto shifra. Së pari, studimi bazohet në të dhënat e kafshëve, ndërsa nuk është etike apo e sigurt për të testuar vdekshmërinë e drogës në njerëz. Gjithashtu, të dhënat janë llogaritur bazuar në përdorimin e çdo droge individualisht, ndërsa në jetën e vërtetë, është e zakonshme për njerëzit që të përdorin disa droga në të njëjtën kohë.

Për më tepër, studimi nuk merr parasysh faktorë rreziqesh të tjera shëndetësore si infeksionet nga shiringa të papastra.

Për pjesën më të madhe, studimi i ri mbështet vlerësimet e mëparshme mbi rrezikun e vdekjes nga droga. Droga gjithashtu mund të pengojë vendimmarrjen, produktivitetin, dhe aftësinë e ngarjes së makinës; fëmijët mund të përjetojnë abuzime dhe neglizhime nëse prindërit janë përdorues të drogës.

Gjithashtu, përdorimi i marihuanës mund të shoqërohet me probleme të zemrës. Studime të tjera kanë gjetur se përdorimi i marihuanës mund të ndryshojë strukturën e trurit, dhe nuk dihet se çfarë efekte këto ndryshime mund të kenë.

Ekspertët thonë se marihuana duhet të jetë pjesë e një analize që i konsideron të gjitha këto rreziqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728