Çfarë ndodh me shikimin?

E Diel, 01 Mars 2015
Leave a comment

dressAmok në internet. Disa e shohin si fustan me ngjyrë të bardhë dhe ari, disa betohen se është blu dhe i zi, të tjerë thonë se është kombinim ngjyrash. (fustani në të vërtetë është me ngjyra blu dhe të zezë.)

Çfarë ndodh me shikimin?

Ekziston një teori. Drita përbëhet nga gjatësi valësh të ndryshme, të cilat truri i percepton si ngjyra. Drita hynë në retinë, dhe aktivizon qelizat që janë të ndjeshme ndaj valëve.

Drita që sytë shohin në objekt varet nga dy gjëra: ndriçimi dhe vetitë e brendshme të objektit. Ndërsa truri punon në prapaskenë për të kuptuar se cila është ngjyra e vërtetë.

Ndriçimi mund të ndryshojë në varësi të periudhës së ditës, apo edhe mes ndriçimit fluoreshent. Pavarësisht nga kjo, truri pothuajse gjithmonë identifikon ngjyrën e vërtetë të objektit.

Në rastin e veshjes, arsyja që disa njerëz e shohin me ngjyra të ndryshme nuk është për shkak se ata janë të verbër ndaj ngjyrave (ky verbim zakonisht shkaktohet nga një defekt në retinë), por se truri e ka perceptuar në varësi të ndriçimit.

Shkencëtarët kanë bërë eksperimente, duke një objekt gri dhe e bëjnë të duket i bardhë ose i zi, në varësi të ndriçimit që i japin. Në eksperimente të tjera, një çokollatë është bërë të duket portokalli.

Veshja është shembull se, ekzistojnë shumë iluzione optike. Bota e parë me sy është tepër i paqartë, dhe vetëm përmes trurit mund të kuptohet se si është me të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031