Shkencë: Gjithësi pa fillim

E Diel , 01 Mars 2015
Leave a comment

UniversNëse një teori e re rezulton të jetë e vërtetë, Gjithësia nuk mund të ketë filluar me shpërthimin e madh, në fakt, mund të mos ketë fillim fare.

Në studim, botuar në ‘Physical Letters’,  thuhet se Gjithësia  ka qenë një pikë materie pafundësisht e vogël, dhe është duke shkuar pafundësisht drejt zgjerimit – kështu, Universi mund të mos ketë moshë.

Koncepti i ri shpjegon edhe substancën  misterioze të padukshme të errët, nga e cila përbëhet shumica e materies në Univers.

Sipas teorisë së Big Bangut, Universi lindi rreth 13.8 miliardë vjet më parë. Çdo gjë filloi nga një pikë pafundësisht e vogël e ngjeshur ultra-e nxehtë, e cila pastaj shpërtheu dhe i dha rritje  Gjithësisë.

Kjo pikë, e quajtur singularitet, vjen nga teoria e relativitetit, me të cilën Ajnshtajni përshkroi masën hapësirë-kohë (e gjithë materia kishte qenë dikur një pikë të vetme).

Por kjo nuk është e vërtetë, sepse të dy teoritë kryesore; mekanika kuantike dhe relativiteti i përgjithshëm nuk pajtohen, thotë studimi.

Sipas teorisë së mekanikës kuantike, lëvizja e grimcave nën-atomike është kaotike dhe krejtësisht e pasigurt; e kundërta e asaj që thotë teoria e relativitetit, se e ardhmja është e paracaktuar plotësisht nga e kaluara.

Teoria e re shpjegon se çfarë është materia e errët, e cila ushtron tërheqje gravitacionale mbi materien e zakonshëm, por nuk mund të zbulohet nga shumica e teleskopëve. Gjithashtu, ndryshe nga më parë, metoda e re e përdorur tani siguron një mënyrë për të llogaritur trajektoren e një grimce.

Rreth prejardhjes së Gjithësisë, ekzistojnë edhe teori të tjera –  shumica e tyre e pranojnë ekzistencën e një pike fillestare, por problemi është se si të shkohet mbrapa në këtë ‘singularitet’. Dhe teoria e re duket se thotë: ‘mos u mundo, pikë fillestare nuk ka pasur, Universi është pafundësisht i ri’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031