Po njeriu?

E Enjte, 05 Mars 2015
Leave a comment

humanPyetja më e debatuar në disiplinën e evolucionit të njeriut është çështja se ku evoluoi ai. Hipoteza ‘nga-Afrika’ pohon se njerëzit evoluan relativisht vonë në Afrikë dhe pastaj u përhapën në mbarë botën, duke zëvendësuar popullatat ekzistuese të njerëzve arkaikë. Hipoteza ‘nga-shumë-rajone’ thotë se njerëzit evoluan në rajone të ndryshme dhe u përzien me fqinjët e tyre për të ndarë tipare, duke rezultuar në evoluimin e njerëzve modernë. Hipoteza ‘nga-Afrika’ besohet kryesisht, por përkrahësit e hipotezës ‘nga-shumë-rajone’ ngulin këmbë në pikëpamjen e tyre.

Prejardhjen e njerëzve të sotëm, shkencëtarët e gjejnë gjithnjë e më shumë në hominide të lashta. Ata përpiqen për të gjetur njeriun më të herëshëm, për të kuptuar se çfarë përshtatje bëri ai, dhe në ç’mënyrë e bëri atë, për të sjellë njeriun modern?

Gjithashtu, sot, a ekziston specie që të ketë ndonjë gjen të mbetur nga paradhësi i zhdukur i njeriut? Shkencëtarët kanë sugjeruar se ndoshta Neandertalët nuk u shuan, por u përzihen me njerëzimin modern.

Rreth 50.000 vjet më parë, njerëzit modernë dolën nga Afrika, u përhapën shpejt nëpër botë për të kolonizuar të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës. Një numër shkencëtarësh supozojnë se ky migrim lidhet me një ndryshim gjenetik (mutacion), që transformoi trurin, duke sjellë njeriun modern. Mendimi më i përhapur është se sjellje të njeriut modern kanë ekzistuar shumë kohë përpara përhapjes nga Afrika ose nga shumë rajone, dhe madje bënë të mundur këtë migrim.

Në vitin 2003, shkencëtarët zbuluan skelete të vegjël (Hobit) në ishullin indonezian të Flores – A mund të quhen ata Homo floresiensis? A janë skeletet e tyre thjesht shembuj të Homo sapiensit të deformuar, apo janë ndryshe nga njeriu? Zgjidhja e këtij misteri mund të hedhë dritë mbi rrugën e vështirë të evolucionit njerëzor.

Dëshmitë e kohëve të fundit sugjerojnë se evolucioni i njeriut është përshpejtuar 100 herë që pas përhapjes së bujqësisë. Një numër shkencëtarësh e sfidojnë këtë ide, duke thënë se nuk mund të vërtetohet se gjatë kësaj periudhe gjene të caktuara mundën të fitojnë veti adaptive. Megjithatë, në se evolucioni i njeriut është  përshpejtuar, lind pyetja, pse? Ushqimi dhe sëmundjet mund të jenë disa nga presionet që i detyruan njerëzit të ndryshonin.

Rreth 24.000 vjet më parë, Homo Sapiens, nuk ishte i vetëm në botë – Neandertalët, ishin ende gjallë. ‘Homo hobbit’ mund të ketë qenë një tjetër, dhe këta mbijetuan deri 12.000 vjet më parë. Por pse ata u shuan dhe njeriu mbijetoi? A janë infeksionet ose ndërrimet thelbësore të mjedisit vrasësit e tyre? Apo këto specie dhe njeriu nuk kanë asgjë të përbashkët? Ekzistojnë dëshmi për të dy skenarët, dhe shkencëtarët nuk bien dakord.

Njerëzit janë të veçantë për lëkurën lakuriq në krahasim me të afërmit e tyre, majmunin, mbuluar me lesh. Një sugjerim është se paraardhësit e njeriut kanë qenë leshtak, por u zhveshën prej qimeve për t’i shpëtuar vapës së madhe në stepat e Afrikës. Një tjetër mendim është se duke humbur leshin, ata u çliruan nga prekja e parazitëve dhe sëmundjet. Një ide madje sugjeron se lakuriqësia e njeriut u zhvilluar pasi ata iu përshtatën një jete më të efektshme në ujë, edhe pse shumica e gjitarëve ujorë të madhësisë afërsisht njerëzore në të vërtetë kanë lesh të dendur. Atëherë, pse u zhvillua lakuriqësia e njeriut?

Ka shumë mistere se si kanë evoluar njerëzit. Kush është i pari i tij? Pse njeriu zhvillohet në këtë mënyrë dhe jo në tjetër? Pse është e vetmja specie njerëzore mbetur? Çfarë shtigjesh të tjera mund të ketë kaluar? Dhe çfarë drejtimi mund të marrë evoluimi i tij?

Nuk ka dyshim se truri i madh i ka dhënë njerëzve një avantazh të jashtëzakonshëm ndaj çdo qenieje tjetër në botë. Gjithësesi, truri i njeriut është një organ i pashfrytëzuar – ai përbën vetëm rreth 2 për qind të masës së trupit dhe përdor më shumë se një të pestën e energjisë së trupit; deri rreth 2 milionë vjet më parë truri i njeriut ishte jo më i madh se ai i një majmuni. Cila ishte shtytja për zhvillimin e një truri më të madh? Nuk dihet. Mos ndoshta ndryshimet në mjedis kërkuan që paraardhësit e njeriut të merreshin me një botë në ndryshim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031