Shkencë; Migrimet dhe gjuha

E Premte , 06 Mars 2015
Leave a comment

MapShkencëtarët kanë identifikuar një migrim masiv të popullsive Kurgan (kultura Yamna) nga stepat ruse në qendër të Evropës rreth 4500 vjet më parë, duke favorizuar zgjerimin e gjuhëve indo-evropiane në të gjithë kontinentin.

Studimi i botuar në revistën Nature u krye nga shkencëtarë të universitetit autonom të Barcelonës (UAB).

Proceset e migracionit lejojnë shkencëtarët të përcaktojnë përhapjen e gjuhëve dhe kulturave gjatë gjithë historisë. Në rastin e Evropës, një nga enigmat ende të pazgjidhura është origjina dhe llojshmëria e gjuhës Proto-Indo-Europiane (PIE) që konsiderohet burim i shumicës së gjuhëve të folura sot në Evropë, Azi dhe Amerikë.

Ekziston hipoteza e Anatolias, e cila mbron se diversifikimi i PIE ndodhi rreth 8500 vjet më parë, kur bujqit  nga Lindja e Afërt (aktualisht Turqi) e sollën atë në Evropë. Hipoteza Kurgan propozon që gjuha e fiseve baritore, nomade të stepave në veri të detit të Zi dhe detit Kaspik, erdhi në Evropë me valën e migrimit dhe u përhap në të gjithë Evropën pas shpikjes së mjeteve me rrota, rreth 6000 vjet më parë.

Studimi i ri mbështet këtë hipotezë të dytë; shkencëtarët identifikuan një migrim masiv të fiseve nomade nga kultura Yamna në stepa e veriut (Rusia, Ukraina dhe Moldavia) drejt Evropës që ka favorizuar zgjerimin e të paktën disa prej gjuhëve indo-evropiane në gjithë kontinentin.

Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se, në kundërshtim me pikëpamjen dominuese në dekadat e fundit, popullata evropiane e sotme është një përzierje e njerëzve të herëshëm dhe atyre që erdhën gjatë zgjerimit neolitik të Lindjes së Afërme.

Studimi tregon se popullsitë e Evropës Lindore dhe Perëndimore ndoqën rrugë të ndryshme 8000 deri 5000 vjet më parë, dhe se nuk erdhën në kontakt me njëri tjetrin deri 4500 vjet më parë, kur fise të Evropës Lindore u vendosën në një pjesë të madhe të Evropës Qendrore. Këto popullata janë gjenetikisht të ngjashme me individë të varrosur në kurganet Yamna në veri të Detit të Zi (aktualisht Rusi dhe Ukrainë), dhe janë shumë ndryshe gjenetikisht me popullsitë parahistorike që banonin në Evropën Perëndimore.

Edhe pse testet e ADN-së së lashtë nuk mund të informojnë në lidhje me gjuhën e folur në kohët parahistorike, madhësia e lëvizjes migratore nënkupton një ndryshim të gjuhës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë edhe migrimet duhet të kenë kontribuar në formimin e gjuhëve indo-evropiane që fliten sot në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031