Shkencë: Nofull apo tru më të madh?

E Mërkurë , 11 Mars 2015
Leave a comment

homoZbulimet sugjerojnë se speciet e njeriut të herëshëm mund të dallohen më shumë nga forma e nofullave sesa nga madhësia e trurit

Edhe pse njerëzit modernë janë të vetmet lloje njerëzore gjallë, linjat të tjera të tyre dikur kanë jetuar në Tokë.

Pjesëtarët më të herëshëm të gjinisë njerëzore mendohej se ishin Homo Habilis, zbuluar në vitin 1964, në Tanzani. Fosilet e Homo Habilis përbëhen nga pjesa e poshtme e nofullës, nga një pjesë kafke e mbajtjes së trurit dhe eshtrat e dorës, të cilat i përkasin periudhës  1.8-milionë vjet më parë.

Gjatë 50 viteve të fundit, shkencëtarët kanë pasur vështirësi për të gjetur llojeve të tjera nga linjat e njerëzve të herëshëm për të kuptuar fillimin e prejardhjes së njeriut.

Antropologë thonë se zanafilla e prejardhjes së njeriut, u zhvillua 2-3 milionë vjet më parë, periudhë kohore jo shumë e njohur në Afrikën lindore, nga vjen shumica e dëshmive për njeriun e parë.

Një arsye kryesore për këtë vështirësi është mënyra e zbulimit të eshtrave të homo habilit. Për të adresuar këtë problem, shkencëtarët përdorën skanime dhe teknologji të imazhit 3D, për ribashkimin e eshtrave.

Analiza zbuloi se eshtrat nuk përputhen. Për shembull, nofulla e ulët është më primitive sesa mendohej më parë. Ndërsa kafka, pjesa që mban trurin, e rikonstruktuar, nuk është aspak primitive – ajo ka mbajtur një tru më madh.

Këto rezultate tregojnë gjithashtu se të paktën tre lloje të ndryshme të njeriut kanë ekzistuar midis 2.1 milion dhe 1.6 milionë vjet më parë, me dallime të mëdha në formën e nofullave. Këto tre specie ishin Homo Habilis, Homo Erektus dhe Homo rudolfensis ose Australopithekus.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se ndryshimi në madhësinë e trurit ka qenë i rëndësishëm mes llojeve të njerëzve të herëshëm. Por studimi i ri, në revistën Nature, sugjeron se Homo Habilis dhe Homo Erektus nuk dalloheshin nga madhësia e trurit, por nga fuqia e nofullave.

Studimi përshkruan një nofull 2.8 milion-vjeçare, zbuluar në  në Etiopi, që i përket paraardhësit më të herëshëm të llojeve njerëzore, dhe ngre hipotezën se prejardhja e njeriut mund të rrjedhë nga lloji Australopithekus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031