Smartphone dhe zgjuarsia

E Diel , 15 Mars 2015
Leave a comment

smartphoneTelefonët e sotëm celularë (Smartphone, iPhone, etj) ndihmojnë për të gjetur shpejt një numër telefoni, japin drejtime të menjëhershme dhe rekomandojë restorante, Por këto lehtësi e bëjnë njeriun të shmangë të menduarit.

Studimi, nga shkencëtarë në Universitetin Waterloo (Kanada), sugjeron që përdoruesit e smartfonëve priren të mbështeten në instinkte kur marrin vendime – kjo vjen nga që shpesh ata përdorin gishtat në vend të trurit.

Ata mund të duken të informuar; se dinë ose lehtësisht mund të mësojnë, por nuk janë të gatshëm për të bërë përpjekje për të menduar për këtë.

Në të kundërtën, njerëzit që mendojnë dhe analizojnë në rrugë logjike janë më inteligjentë, dhe më pak intuitivë në vendimmarrje

Vite kërkimesh kanë zbuluar se njerëzit janë të prirur për gjëra të lehta, për të shmangur përpjekjet për zgjidhjen e një problemi, dhe gjithnjë e më shumë  përdorin smartfonët si formë kompensimi për të menduarit.

Por nëse smartfonët në të vërtetë ulin inteligjencën, kjo është ende një çështje e hapur.

Studiuesit thonë se shmangia e përdorimit të mendjes për zgjidhjen e një problemi mund të ketë pasoja të dëmshme në plakje.

Rëndësi është të kuptohet se si këto pajisje ndikojnë dhe lidhen me psikologjinë e njeriut para se të rrënjosen aq shumë sa është e vështirë të kujtohet si ishte jeta pa to. Disa njerëz mund të kenë arritur në këtë pikë.

Rezultatet gjithashtu tregojnë që përdorimi i mediave sociale dhe aplikimet argëtuese përgjithësisht nuk lidhen me aftësitë më të larta ose më të ulëta njohëse. Me fjalë të tjera, kush ka një ‘smartfon’, vetëvetiu, të mos mendojë se është i zgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031