Vendi me banorët më të lumtur në botë

E Shtunë , 21 Mars 2015
Leave a comment

gallupTë gjitha vendet e Amerikës Latine renditen në krye të 10 vendeve me njerëz të lumtur, me Paraguajin si vendi më i lumtur në botë – sipas sondazhit që organizata Gallup zhvilloi në 143 vende.

U anketuan rreth 1.000 njerëz në secilin vend, me pesë pyetje se si ishin ndjerë një ditë më parë; nëse kishin qeshur apo buzëqeshur? nëse kishin fjetur mirë? nëse ishin trajtuar me respekt? nëse kishin mësuar diçka interesante? nëse  kishin patur mendime të lumtura?

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve në mbarë botën thanë se kishin përjetuar gëzimin; buzëqeshje apo qeshje; u ndjenë mirë ndërsa i zuri gjumi; dhe mendonin se ishin trajtuar me respekt. Ndërsa, gjysma e pjesëmarrësve thanë se kishin mësuar apo bërë diçka interesante një ditë para anketës.

Nga 100 pikët e mundshme, SHBA fitoi 79, duke u bërë vendi i 15-të më i lumtur në botë.

Njerëzit thanë se ndihen të lumtur edhe në vendet e shkatërruara nga lufta, ‘ndoshta dëshmi për elasticitet të shpirtit të njeriut’, thonë zyrtarët e Gallup.

Lista nuk ka përfshirë Sirinë, vendin me renditjen më të ulët vitin e kaluar. Këtë vit, Sudani renditet më poshtë se ç’do vend,  me 47 pikë.

Me përjashtim të Arabisë Saudite, të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, kanë rezultatet më të ulëta se mesatarja globale.

Por për njerëzit të cilët raportojnë emocione pozitive të ulëta nuk është e thënë të ndjehen negativë. Për shembull, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik shpesh raportojnë shkallën më të ulët të ndjenjave negative. Por kjo sugjeron se njerëzit në këtë rajon thjesht nuk i tregojnë të gjitha emocionet e tyre, veçanërisht kur ndjehen mirë.

Sondazhi nuk ka të matur prodhimin bruto të brendshëm të secilit vend (GDP). Paratë mund të ndikojnë në lumturinë, por vetëm në një pikë. Ndërsa njerëzit në Amerikën Latine, nuk janë më të pasurit në botë, ata janë ndër më të lumturit.

Sipas GALLUP-it, Shqipëria fitoi 63 pikë; duke dalë më pak e lumtur se Greqia me 67 dhe Maqedonia me 64 pikë, por më e lumtur se Kosova me 58, dhe Serbia me 54 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031