Ndalimi i dhimbjes

E Premte , 27 Mars 2015
Leave a comment

finger crossedNjeriu ndjen dhimbje kur burimet e saj lidhen me njëra-tjetrën. Kështu, lëvizja e një pjesë të trupit kundrejt një pjese tjetër, mund të ndryshojë dhimbjen – siç ndodh në rastin e kryqëzimit të gishtava

Studimi, i botuar në Current Biology, përdor një eksperimet i njohur si ‘iluzioni i djegies’, që ndodh kur temperaturë e ngrohtë-e ftohtë-e ngrohtë aplikohet në dorë, përkatësisht në gishtin tregues, gishtin e mesit dhe të unazës – dhimbja termale ndjehet, por në të vërtetë nuk përfshin ndonjë dëmtim të indeve.

Ky eksperimenti është i dobishëm në kuptimin shkencor të dhimbjes, pasi një stimul i kontrolluar përdoret për të aktivizuar në tru sistemet e dhimbjeve. Dhimbja prodhon ndjesi djegie për shkak të një ndërveprim tre-palësh midis rrugëve nervore, të cilat sinjalizojnë trurin për ngrohje, ftohje dhe dhimbje. Temperatura e ngrohtë në gishin e unazës dhe atë tregues bllokon aktivitetin e zonës së trurit duke mos dërguar ndjesi ftohjeje mbi gishtin e mesëm.

Ftohja normalisht pengon dhimbjen, kështu që pengimi i të dhënava nga stimuli i ftohtë prodhon një rritje të sinjaleve të dhimbjes. Është si dy minuset që bëjnë plus.

Ky ndërveprim bazohet në rregullimin hapësinor të gishtave; kur gishti i mesëm kalon nën gishtin tregues, ndjesia e djegies mbi gishtin e mesëm zvogëlohet.

Megjithatë, në qoftë se gishti tregues ftohet dhe gishti i unazës dhe ai i mesëm ngrohen, ndjesia e djegies rritet kur gishti i mesëm kalon mbi gishtin tregues.

Ndërveprime si këto mund të kontribuojnë në pakësimin  dhimbjes. Shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike. Por ato mund të manipulohen a pakësohen duke aplikuar stimuj shtesë. Dhe,  ndryshimi i hapësirës së bashkëveprimit mund të ketë efekt mbi pjesë të trurit që formojnë shtresën bazë të çdo perceptimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031