Shkencë: Evoluimi i njeriut

E Shtunë , 28 Mars 2015
Leave a comment

evolutionNjë nga teoritë mbizotëruese të evolucionit është se paraardhësi i njeriut, Homo, evoluoi nga një qenie e vogël, u rrit në shtat e në peshë, u ngrit në këmbë, emigroi jashtë Afrikës dhe kolonizoi Euroazinë. Këta njerëz ishin mesatarisht më pak se 150cm të lartë, nën 50 kg, dhe emigruan 1 milion e 777 mijë vjet më parë.


Ajo që nuk dihet është koha dhe origjina gjeografike e njeriut me trup më të madh.

Një studim botuar në revistën Human Evolution, thotë se rritja kryesore në madhësinë e trupit ndodhi dhjetëra mijëra vjet pasi Homo Erektus la Afrikën, dhe se evolucioni i organizmave më të mëdha dhe këmbë më të gjata mund të jetë ndikuar nga mundësitë fizike për shtegtime.

Rezultatet nga një metodë të re kërkimore, tregojnë se larmia në madhësinë trupore ka ekzistuar shumë kohë më parë sesa mendohej, dhe se në këtë proces kanë marrë pjesë specie të shumta të hershme të njeriut, si Homo Habilis, Homo Ergaster dhe Homo Rudolfensis, etj. –  kjo ka ndodhur në fillim të evolucionit të njeriut.

Studimi është i pari në 20 vite që krahason madhësinë e trupit të njerëzve paraardhës rreth 2.5 milionë më parë. Gjatë krahasimit të fosileve nga Kenia, Tanzani dhe Afrikën e Jugut, me ato në Euroazi, u vu re një variacion i madh rajonal në madhësinë e njerëzve gjatë epoka e akullnajave,

Në thelb çdo libër mësimi për evolucionin e njeriut thotë se një grup njerëzish evoluoi në trup më të madh para se të përhapej përtej Afrikë, duke lënë të kuptohet se “më i madh, jo domosdo më i mirë” apo se, madhësia e trupit nuk është karakteristikë e caktuar dhe themelore e një specie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2015
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031