Fëmijët, paraja dhe zhvillimi mendor

E Mërkurë , 01 Prill 2015
Leave a comment

rich, poorFëmijët dhe adoleshentët nga familje me të ardhura të ulëta kanë dallime në strukturën e trurit në krahasim me fëmijët nga familje të pasura.

Një studim në revistën Nature Neuroscience zbulon një lidhje midis këtyre fëmijëve dhe rajoneve të trurit, të rëndësishëm për sukses akademik.

Inkurajuese, megjithatë, është se edhe rritjet e vogla në të ardhura lidhen me rritje relativisht të madhe në sipërfaqe të trurit.

Duket se paraja përman të gjitha burimet që njerëzit më të pasur të përballojnë ushqimi më të mirë, kujdes shëndetësor e shkolla ​​më të mira.

Mjekët analizuan rreth 1100 individë mes moshave 3 dhe 20 vjeç, studimi më i madh i këtij lloji. Nivelet e të ardhurave të familjeve të fëmijëve u vlerësuan përmes pyetësorëve, dhe matjet e sipërfaqes së trurit u vlerësuan me skanim MRIs.

Studiuesit zbuluan se rritjet e të ardhurave të familjes e bënë më të madhe zonën e sipërfaqes së trurit të fëmijë, në rajonet që mbështesin gjuhën, leximin, dhe funksionet ekzekutive a vendmmarrëse, të cilat janë procese mendore që mundësojnë përqëndrimin.

Studimi gjithashtu tregoi se arsimimi i prindërve lidhej me sipërfaqen e trurit të fëmijëve – sa më shumë arsim prindi, aq më e madhe bëhej sipërfaqja e trurit të fëmijëve gjatë gjithë periudhës së zhvillimit.

Gjetjet nuk nënkuptojnë që të ardhurat shkaktojnë ndryshimet e trurit, dhe as se rrethanat socio-ekonomike të fëmijës doemos diktojnë zhvillimin e trurit në të gjitha rastet.

Dallime pasqyrojnë përvojën – të mësuarit brenda dhe jashtë shtëpisë, stresin familjar, të ushqyerit, mjedisin e ndotur, kujdesin cilësor të fëmijës – që formësojnë zhvillimin e trurit. Duke ndërhyrë në nivelin e këtyre përvojave, veçanërisht në fillim të fëmijërisë, mund të pengohen edhe pasojat e dëmshme për fëmijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930