A mund të shkohet në qendër të Tokës?

E Shtunë , 04 Prill 2015
Leave a comment

earthMund të imagjinohet një ditë kur njerëzit do të udhëtojnë lirisht në planetet fqinje: dhe të përdorin teleskopë të fuqishëm për të mësuar në lidhje me yjet e afërta; një ditë, me siguri ata do të shqyrtojnë çdo pëllëmbë e thellësi të oqeanit, si dhe të gjitha pyjet më të dendur. Të gjitha këto edhe mund të ndodhin, por një udhëtim në qendër të Tokës, kurrë.

Depërtimi më i thellë në tokë është vetëm 12 km, sa 0,2 për qind e rrezes së Globit, pas kësaj ndeshet nxehtësi tepër e lartë dhe çdo gjë shkrihet. Kështru, temperatura e lartë ekstreme dhe presioni i brendshëm i planetit  e bën të pamundur vazhdimin e udhëtimit në qendër të Tokës.

Ndoshta për këtë arsye, Toka luan rol qendror në shumë fe dhe astronomi. Kohët e fundit, shkenca ka filluar ta hetojë atë tërthorazi, dhe gradualisht të përmirësojë të kuptuarit rreth natyrës së planetit.

Pikëpamja më e përhapur tradicionale mbi qendrën e tokës është ajo e një liqeni të zjarrtë ku njerëz të këqinj kalojnë përjetësinë – ky është Ferri. Shpërthimet vullkanike, herë pas here të parashikuara, sjellin ‘zjarr dhe squfur’, metaforë e shpeshtë për Ferrin.

Shumë kultura të Azisë Lindore dhe amerikanë indigjentë (indianë) e imagjinojnë botën si diçka që qëndron mbi  një breshkë gjigande. Hindutë e zëvendësuan breshkën me elefantin, ndërsa disa historianë i bashkuan këto dy përshkrime, duke krijuar idenë e botës së mbështetur në anën e pasme të një elefanti i cili qëndron mbi një breshkë. Pse mbi një breshkë? Mendohet se breshka mishëron tiparet e këmbënguljes, jetëgjatësisë dhe vendosmërisë. Për më tepër, koha dhe breshka lëvizin vazhdimisht nga lindja në perëndim.

Llogaritet se në thelbin e Tokës ka rreth 1,6 katrilion ar, sasi e mjaftueshme për ta veshur tokën me një shtresë ari prej 50 cm.

Në qendër të tokës, ka një top të ngurtë hekuri dhe nikeli. Edhe pse qendra e Tokës besohet të ketë një temperaturë prej rreth 5500 gradë Celsius, ajo gjithashtu ka një presion jashtëzakonisht të lartë, më shumë se 3 milion herë më të madh se atmosfera në sipërfaqen e planetit. Ky presion rrit temperaturën e shkrirjes së metaleve, prandaj  janë të ngurta pavarësisht nxehtësisë.

Kohët e fundit, shkencëtarët kopjuan kushtet e qendrës së Tokës në laborator. Përfundimi doli se kristalet në qendër të Tokës mund të jenë secili 10 km i gjatë, dhe pozicioni i tyre vertikal midis dy poleve, e bëjnë qendrën e tokës të duket si një pyll i kristaltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930