Si vdesin diktatorët?

E Shtunë , 04 Prill 2015
Leave a comment

deathJetojnë me shpatë, vdesin nga shpata? Për diktatorët, kjo fjalë e urtë është jo plotësisht gënjeshtër. Në fakt, diktatorët kanë më shumë të ngjarë të vdesin në shtrat nga pleqëria ose sëmundje se sa nga duart e një populli të zemëruar. Vështrimi në histori gjen se 60 për qind e tiranëve kanë vdekur natyrëshëm.

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini u rrëzua në korrik 1943, kur perspektivat e fitores së vendit në Luftën e Dytë Botërore u përkeqsuan. Më 1945, ai i tha një intervistuesi: “Shtatë vjet më parë isha person interesant. Tani jam kufomë”. Vetëm disa muaj më vonë, ai vërtetë do të bëhej kufomë. Në prill të vitit 1945, Musolini dhe Clara Petaçi ishin duke ikur nga Italia për në Spanjë kur u ndaluan nga partizanët italianë, dhe u pushkatuan. Trupat e tyre u dërguan në Piazzale Loreto të Milanos, në vendin ku një vit më parë ishin ekzekutuar 15 anti-fashistë, dhe u varën me kokë poshtë. Fotot e kufomave të varura qarkulluan gjerësisht dhe u shitën si suvenire të frikshme.

Adolf Hitleri është një përjashtim mes diktatorëve. Në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, me Ushtrinë ruse që po i afrohej Berlinit, Hitleri u fsheh në bunker nën ndërtesën e Kancelarisë, ku bëri përgatitjet për të vdekur në kushtet e caktuara prej tij. Ai shkroi për vdekjen e Musolinit dhe përdhosjen e kufomës, si dhe urdhëroi që trupi i tij të digjet. Pastaj u martua me Eva Braun, dhe urdhëroi që kapsulat Cyanide të provoheshin në një qen që i përkiste fëmijëve të ministrit të propagandës Josef Goebbels. Më 30 prill, Hitleri dhe Braun shkuan në një dhomë më poshtë në bunker. Braun mori cyanide, ndërsa Hitleri qëlloi veten në tempull. Nënkoloneli i Hitlerit ndoqi dëshirat e tij dhe i dogji kufomat, edhe pse djegia nuk ishte e plotë. Ushtria ruse i zbuloi mbetjet, identifikoi trupat, dhe pastaj shkatërroi vendin e ngjarjes për të mos mbetur shenjë.

Numërimi i viktimave të diktatorit sovjetik Josif Stalin është i vështirë. Të dhënat zyrtare tregojnë se së paku 3 milionë njerëz vdiqën nga ekzekutimi dhe në kampe burgimi gjatë sundimit të tij, por këto numra nuk janë të plota, pasi miliona të tjerë vdiqën nga zia e bukës së shkaktuar nga politikat e tij. Stalini vdiq në moshën 73 vjeçare. Pas një darke natën vonë dhe një filmi me disa nga kolegët e tij, ai shkoi në shtrat më 1 mars dhe në mëngjes nuk doli nga dhoma. Rojet, nën urdhëra se udhëheqësi nuk duhej shqetësuar,  qëndronin jashtë gjithë frikë. Vetëm aty nga ora 22:00, ata  morrën guximin për të parë se ç’kishte ndodhur, dhe e gjetën Stalinin në dysheme, ai kishte pësuar goditje të rëndë në tru, por ishte ende gjallë. “Më 5 mars 1953”, shkroi vajza e tij Svetlana, “në momentin e fundit ai papritmas hapi sytë. Ishte një vështrim i tmerrshëm – ose i çmendur, ose i zemëruar dhe plotë frikë nga vdekja … Papritmas ngriti dorën e majtë dhe drejtoi gishin mbi të gjithë ne…..një moment më vonë, pas një përpjekje të fundit, shpirti u nda nga trupi i tij. ”

Francisco Franco sundoi Spanjën nga 1939 deri në vdekjen e tij. Ai censuroi kundërshtarët, krijoi kampe përqendrimi, dhe dënoi me vdekje disa që folën hapur kundër tij. Diktatori ishte prekur nga sëmundja Parkinson, që shkakton probleme në lëvizje. Më 30 tetor, 1975, ai ra në koma, por mbijetoi deri 20 nëntor. Vdiq në moshën 82 vjeçare.

Edhe udhëheqësi kinez komunist Mao Zedong vdiq në moshën 82 vjeçare. Ashtu si Franco, ai pati shëndet të dobët për një kohë të gjatë; Mendohet se vuante nga sëmundja Lou Gehrig, apo skleroza laterale amiotrofike (ALS), degjenerim i qelizave nervore që kontrollojnë lëvizjet. Më 7 shtator, 1976, Mao ra në gjendje kome. Vdiq disa minuta pas mesnate, më 9 shtator.

Udhëheqësi i fundit komunist i Rumanisë takoi fundin e tij  ditën e Krishtlindjeve, 1989. Vendi ishte rebeluar. Çaushesku u përpoq ta qetësonte popullin me një fjalim publik më 21 dhjetor. Por turma e fishkëlleu. Ditën tjetër, çifti Çaushesku u arrestua nga ushtria, u gjykua, dhe u dënua me vdekje për gjenocid dhe korrupsion. Një skuadër pushkatimi i ekzekutoi. “Ai e kuptoi se po shkonte për të vdekur, dhe në fund filloi të qante”, tregon një ushtar i skuadrës së pushkatimit. për Çausheskun

Periudha 40-vjeçare e sundimit të Enver Hoxhës në Shqipëri u karakterizua nga eliminimi i opozitës, përdorimi i dënimit me vdekje, afate të gjata me burg, dëbime nga shtëpitë dhe internime në fshatra të thella të kontrolluara rreptësisht nga policia dhe Sigurimi. Sundimi i tij u karakterizuar nga paranoja dhe metodat staliniste për të vrarë a shkatërruar bashkëpunëtorët që i shihte si kërcënim.  Hoxha vuante nga diabeti për shumë vite dhe prej vitit 1980 e dinte se ditët i kishte të numëruara. Grupi Shehu ishte i fundit i eleminuar prej tij (1982). Vdiq më 11 prill 1985 në moshën 76 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930