A ekziston sindromi i Jeruzalemit?

E Diel , 05 Prill 2015
1 comment

kisha.Jeruzalemi, që nga kohët e lashta, ka qenë tërheqës për pelegrinët fetarë nga disa prej besimeve më të mëdha botërore – Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Për një pjesë të vizitorëve, nderimi i Jeruzalemit mund të bëhet patologjik – me fjalë të tjera, një vizitë në qytet mund të shkaktojë iluzione apo përvoja të tjera psikotike, të njohura si “sindromi i Jerusalemit.”

Disa psikiatër thonë se kjo ndodh me njerëz që nuk kanë histori të sëmundjes mendore. Por të tjerët kundërshtojnë, duke thënë se psikoza është më e gjerë.

Sindromi Jeruzalemi u identifikua për herë të parë në vitin 2000. Shkencëtarë izraelitë, në studimin e tyre në revistën Britanike të Psikiatrisë, ekzaminuan 1200 turistë që ishin  pranuar në spital me probleme të rënda mendore gjatë vizitave në Jeruzalem mes viteve 1980 – 1993. Ata identifikuan tri lloje të sindromit.

Lloji i parë përfshinte njerëz të cilët kishin pasur më parë një sëmundje psikiatrike, dhe besonin se ishin personazhe nga Bibla. Për shembull, një turist amerikan që kishte skizofreni paranoide besonte se ishte Samsoni biblik, dhe vizitoi Izraelin sepse ndjehej i detyruar për të lëvizur një prej blloqeve të gurit në murin perëndimor. (Pas këtij rebelimi, policia ndërhyri dhe e dërgoi personin në spital.)

Pacienti me formën e dytë të sindromit mund të ketë disa shenja të çrregullimeve mendore, por jo sëmundje. Kjo kategori përfshin ata që vendosen në Jeruzalem për të pritur për rishfaqjen e Jezu Krishtit. Për shembull, një shtetas gjerman  shkoi në Jeruzalem për të studiuar Judaizmin, por pati e një episod psikotik në Kishën e Varrit të Shenjtë (në vendin ku Jezusi besohet të ketë qenë kryqëzuar dhe varrosur).

Së fundi, lloji i tretë i pacientit identifikohet se nuk ka pasur histori të mëparshme të sëmundjes mendore, por pëson një episod psikotik në Jeruzalem dhe shërohet në mënyrë spontane pas largimit nga Izraeli.

Klasifikimi i sindromit të Jerusalemit është kritikuar nga një numër shkencëtarësh.

Ky Sindrom nuk është unik në Jeruzalem dhe faktorë historikë mund të ndikojnë në përjetimin e iluzioneve.

Për shembull, në vitin 1998, pas filmit “Truman Show” – në të cilën personazhi kryesor nuk e di se e tërë jeta e tij është subjekt i një shfaqje televizive – mjekët psikiatër në Montreal filluan të raportonin raste të pacientëve me  iluzione të “Truman Show’ Këta pacientë mendonin se ishin subjekt i një ‘reality show’ të fshehtë. Gjithashtu, në vitet 1940-50, kishte njerëz që vuanin nga iluzione se kontrolloheshin me anë të valëve të radios.

One response to “A ekziston sindromi i Jeruzalemit?”

  1. It’s difficult to find educated people on this topic, but you
    seem like you know what you’re talking about!
    Thanks

    Also visit my blog post nagelpilz behandlung
    http://www.pis.gdynia.pl,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930