Pse lajmi i keq është i mirë?

E Diel , 05 Prill 2015
Leave a comment

bad newsNjeriu ankohet, kudo në gazeta a media sheh vetëm lajme të këqia. Por vetë e ka fajin.

Një studim i ri e shikon fenomenin e lajmeve negative nga këndi ekonomik. Njerëzit e përdorin informacionin nga artikujt e gazetave për të rritur mirëqenien dhe për të shmangur humbjet.

Rezultatetet treguan përfitim më të madh individual nga leximi i një lajmi të keq. Kolektivisht, kjo krijon një preferencë shoqërore për lajme negative. Ndërsa gazetat i përgjigjen kësaj kërkese nëpërmjet raportimit të lajmit më të keq në faqe të parë për të tërhequr lexuesit, për të shitur më shumë gazetat.

Shkencëtarët ndërtuan modelin e tyre mbi një teori ekonomike se sa më shumë të ardhurat  rriten,  aq më shumë zvogëlohet ndikimi i çdo paraje shtesë.

Kur njeriu s’ka para, për shembull, çdo shtesë është një vlerë më shumë, pasi ai blen ushqim për të ngrënë. Por kur personi ka para, humbja e çdo sasie parash ndikon edhe më negativisht në mirëqenien e tij. Në aspektin e lumturisë dhe mirëqenies, një humbje 1000 dollarë ndikon më shumë se një gjetje e papritur e 1000 dollarëve.

E njëjta ide zbatohet për informatat e ofruara në gazeta, internet, TV ose radio. Konsumatorët lexojnë lajme të mira për të grumbulluar pak nga pak informacion në lidhje me përfitimet nga një ngjarje pozitive, Leximi për suksesin e një kompanie, për shembull, mund të ndihmojë marrjen e vendimit për të investuar në këtë kompani

Lajm i keq, nga ana tjetër, ofron informata për të shmangur një ngjarje negative, humbje, a përzgjedhje të këqija. Për të mbrojtur shëndetin, njerëzit shmangin ushqimin e dyshuar për infeksion -. si mishin e viçit gjatë periudhës së sëmundjes së ‘lopës së tërbuar’, ose spinaqin në rastin e bakterit ‘E.coli’.

Sipas studimit, individët krijojnë avantazh më të madh nga leximi i lajmit të keq se sa nga lajmi i mirë. Me vetëdije apo jo, ata zgjedhin gazetat me raportim negativ, ndërsa këto përfitojnë duke maksimizuar fitimet e tyre.

Lajm i keq gjeneron pasoja negative. Për shembull, shumë lajme të keqia mund të sjellin dëshpërim për disa njerëz.

Mediat e prirura drejt lajmeve të këqija gjithashtu mund të shkaktojnë frikë, duke ndryshuar, për shembull, konsensusin shkencor. Një studim tregon se 88 për qind e shkencëtarëve besojnë se ushqimet gjenetikisht të modifikuara janë të sigurt, por vetëm 37 për qind e publikut pajtohet me këtë. 87 për qind e shkencëtarëve gjithashtu thonë se njerëzit janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike, në kontrast me 50 për qind të publikut.

Dhe, një lajm i keq mund të çojë në debate të ekzagjeruara, pa fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930