Njeriu dallohet

E Premte , 10 Prill 2015
Leave a comment

4.1.1Parë nga çdo kënd i imagjinatës, njerëzit janë kafshë të pazakonshme që kanë ndryshuar pamjen e botës. Çfarë e bën njeriun kaq të veçantë, në krahasim me shtazët?

Shumica e kafshëve riprodhojnë derisa vdesin, por njerëzit mund të mbijetojnë gjatë pas pushimit të riprodhimit. Kjo mund të jetë për shkak të lidhjeve shoqërore – në familje të mëdha, gjyshërit e gjyshet mund të ndihmojnë për të siguruar suksesin e familjeve të tyre, pasi ata vetë nuk mund të bëjnë më fëmijë.

Njerëzit mbeten në kujdesin e prindërve më të gjatë se primatët e tjerë. Bëhet pyetja pse, kur është më e arësyeshme, në kuptim evolutiv, që rritja të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur për të patur më shumë pasardhës? Shpjegimi mund të jetë truri i madh, i cili kërkon kohë të gjatë për t’u rritur e mësuar.

Njerëzit janë të vetmet specie të njohura që skuqen në fytyrë – sjellje që Darvini e ka quajtur si ‘më të veçantën dhe më njerëzoren e të gjitha shprehjeve’. Mbetet e paqartë pse njerëzit skuqen padashur, duke zbuluar emocionet të thella. Ndoshta është turpi që ndihmon t’i mbajë njerëzit të ndershëm.

Aftësia e njeriut për të kontrolluar zjarrin solli një pamje të ngjashme me ditën, natën,  duke ndihmuar paraardhësit për të trembur grabitqarët. Ngrohtësia e flakët gjithashtu ndihmoi njerëzit të qëndrojnë ngrohtë në mot të ftohtë. Dhe natyrisht zjarri solli gatimin, që ndikoi evolucionin njerëzor – gatimi i ushqimeve lehtësoi bluarjen dhe përtypjen, duke kontribuar në zvogëlimin e dhëmbëve, zorrëve dhe stomakut.

Njerëzit mund të quhen majmunë lakuriq, por shumica veshin tesha. Zhvillimi i veshjeve ka ndikuar edhe evolucionin e specieve të tjera – Morri ngjitet pas veshjes, dhe jo në kokë, mes flokëve, ku zë vend më pas.

Pa dyshim, tipari e dallon njeriun nga kafshët e tjera  është truri i jashtëzakonshëm. Njerëzit nuk kanë trurin më të madh në botë – ai i përket balenës – dhe as trurin më të madh në krahasim me madhësinë e trupit – shumë zogj kanë tru që përbën më shumë se 8 për qind të peshës së tyre trupore, krahasuar me vetëm 2,5 për qind të kësaj peshe për njerëzit. Megjithatë, truri i  njeriut, kur rritet plotësisht, i jep njeriut mundësinë të arsyetojë dhe të mendojë përtej aftësive të shtazëve.

Në kundërshtim me idetë e gabuara popullore, njerëzit nuk janë të vetmet kafshë që kanë gishta në duar e këmbë  – shumica e primatëve i kanë ato. Çfarë i bën njerëzit unik është se mund t’i lëvizin gishtat me shkathtësi të jashtëzakonshme për të mbajtur dhe të manipuluar mjetet.

Njeriu është lakuriq në krahasim me majmunët leshtorë. Çuditërisht, megjithatë, mesatarisht  çdo centimetër e lëkurës së njeriut ka më shumë aftësi prodhimi flokësh sesa primatët e tjerë – njerëzit shpesh kanë vetëm  push a qime të lehta.

Njerëzit janë unik për mënyrën se si ecin plotësisht drejtë. Kjo liron duart për përdorimin e mjeteve. Për fat të keq, ndryshimet evolutive në këmbë për të lëvizur në dy këmbë, i bën lindjet njerëzore jashtëzakonisht të rrezikshme në krahasim me kafshët. Një shekull më parë, lindja e fëmijës ishte shkak kryesor i vdekjes për gratë. Kurba e mesit në pjesën mbrapa, që ndihmon njeriun për të ruajtur ekuilibrin  ndërsa qëndron dhe ecën, gjithashtu krijon mundësi për dhimbje dhe tendosje, që sjell nevojën për t’u ulur a shlodhur.

Laringu, ose kutia e zërit, ndodhet më poshtë në fyt tek njerëzit sesa tek majmunët – një nga karakteristikat që mundësojnë fjalën. Një fyt i tillë evoluoi rreth 350,000 vjet më parë. Njeriu gjithashtu ka një kockë në formë patkoi nëngjuhë, që nuk është e bashkangjitur me ndonjë nga eshtrat e tjera të trupit, dhe që lejon artikulimin e fjalës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930