Pushteti dhe perceptimi

E Premte , 10 Prill 2015
Leave a comment

perceptionNjë përkufizim i pushtetit është aftësia për të kryer një veprim në mënyrë efektive, për të treguar se personi tjetër ka kapacitet për të bërë diçka.

Pushteti mund të shtrembërojë komunikimin. Për shembull, nëse shefi thotë, “Hej, unë duhet të flas me ty”, ju mund të pyesni veten se çfarë gabimi keni bërë që kërkon vëmendje. Dhe në se një bashkë-punëtor që ju e perceptoni se ka pushtet të barabartë me ju, iu drejtohet me  të njëjtat fjalë, ju do t’i peshoni ato ndryshe.

Duart e mbështetura në hije apo trupi ulur me krahët e kryqëzuar prapa kokës janë shenja tipike të pushtetit.

Një studim i Harvardit në vitin 2010 e paraqet pushtetin si të ndikuar nga hormonet. Por kjo ide hidhet poshtë tani nga studimi i ri në Universitetin e Zurihut me të dhëna më të gjera, i cili thotë se pushteti nuk ndikohet nga hormonet, por nga perceptimi dhe ndjenja e vetë-sigurisë së personit.

Në studim, 102 burra dhe 98 gra, u caktuan  për të marrë poza trupore, që tregonin “shumë pushtet” ose “pak pushtet”. Për të vlerësuar efektin e pozave në hormone atyre iu morrën edhe mostra pështyme.

Studimi shqyrton efektin e pushtetit mbi hormonet  dhe tregon se sa e rëndësishme është për të replikuar me rezultatet e mëparëshme kërkimore.

Ekspertë thonë se numri i madh i pjesmarrësve në studim dhe kriteret e ndjekura shkencore bëjnë që rezultatet të duken të besueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930