Klasë e kulturë

E Shtunë , 11 Prill 2015
Leave a comment

class cultureShtresa shoqërore matet jo vetëm me para – janë edhe rrobat që vesh, muzika që pëlqen, shkolla ku shkon dhe mbi të gjitha mënyra se si ndërvepron.

Njerëzit që i përkasin klasës së ulët e shohin botën ndryshe, ndërsa amerikanët mendojnë se klasa është e parëndësishme, por studimet thonë të kundërtën.

Njerëzit të cilët vijnë nga një klasë më e ulët, atyre u duhet të varen më shumë nga të tjerët, sesa njerëzit e pasur. Kjo shkakton dallime.

Njerëzit me prejardhje nga klasa e ulët janë më mirë në leximin e emocioneve të njerëzve të tjerë; janë më të prirur për të kryer veprime altruiste; japin më shumë dhe ndihmojnë më shumë. Nëse dikush është në nevojë, ata përgjigjen. Kur njerëzit e varfër shohin dikë tjetër në vuajtje, ata kanë një përgjigje të natyrëshme, e cila  mungon tek njerëzit me më shumë burime. Kjo forcë identiteti tregon ndjeshmëri më të madhe, dhe harmoni për të tjerët.

Sigurisht, çdo gjë vjen me kosto; studimet tregojnë se njerëzit nga shtresa të ulëta kanë më shumë ankth e depresion dhe janë më pak të shëndetshëm fizikisht.

Njerëzit nga klasat e larta janë ndryshme – pasuria, arsimi, prestigji u japin atyre liri për t’u përqëndruar tek vetja. Studimet gjejnë se njerëzit e pasur anashkalojnë leximin e emocioneve të njerëzve të tjerë – ata grumbullojnë burime dhe janë më pak bujarë.

Por është e paarsyeshme për të krijuar një shoqëri mbi shpresën që njerëzit e pasur do të ndihmojë ata me më pak fat. Të paktën psikologjikisht, kjo është e pamundur.

Aftësia për t’u rritur në klasë është premtimi më i madh i Ëndërrës Amerikane. Por studimet tregojnë se ndërsa njerëzit rriten në klasa, ata bëhen më pak të ndjeshëm.

Njerëz që ngrihen në pasuri, bëhen më të lumtur – por jo aq se mendonin. Një nga arsyet është se shpirti a psikika e njeriut nuk e ndjen më nevojën për t’u lidhur me të tjerët, dhe dihet se ndërveprimi, komunikimi, marrëdhëniet janë ndër burimet më të mëdha të lumturisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930