Më pak ankth

E Shtunë, 11 Prill 2015
Leave a comment

fearA ndjeheni të shqetësuar? A i shmangeni takimeve dhe fshiheni nga bota? Ky quhet ankth. Miliona vetë raportojnë ndjenja të tilla.

Megjithatë, studimet e fundit kanë arritur në disa përfundime të habitshme në lidhje me atë që e shkakton ankthin.

Më parë, ka pasur debat mbi natyrën e sëmundjes. Çdo njeri është i lindur me një reagim natyral ndaj stresit dhe ankth. Por si çdo mekanizëm, ajo ka difekte e saj. Nëse diçka shkon keq, i gjithë sistemi mund të dalë jashtë kontrollit.

Në kohët parahistorike, njeriu mësohej se si të shtonte vetëdijen dhe kujdesin ndaj rrezikut për rreth dhe mbrohej. Por në kohët moderne, ky mekanizëm mbijetese mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen në ankth pa asnjë arsye. Sa herë njeriu i thotë vetes  “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, megjithatë  ankthi mbetet.

Studime të ndryshme thonë se kjo  gjendje vjen nga mungesa e GABA-s dhe serotonit, dy kimikate që prodhohen natyrëshëm në organizëm.

Por ka një problem edhe më i madh. Shumë njerëz të përfshirë nga ankthi marrin barna me recetë, dhe kështu përpiqen për të zgjidhur një problem natyror me kimikate artificiale. Kështu krijohen  efekte të dëmshme anësore dhe varësi ndaj barnave.

Një studim i ri thotë se problemi mund të trajtohet në mënyrë të lehtë dhe të lirë pa qenë nevoja për vizita tek mjeku apo sesione terapie.

Gjatë 18 muajve të fundit, studiuesit në një laborator në Nju Jork kanë punuar me tre bimë të sigurta dhe të fuqishme për të luftuar ankthin duke i kombinuar ato për të dhënë atë që quhet ilaçin A2X.

Tre bimët punojnë së bashku për të ndihmuar mbrojtjen natyrore të trupit kundër ankthit. Ashwagandha, L-Theanine, dhe lulja Passion janë provuar klinikisht se rritin nivelet e GABA-s dhe serotoninës në organizëm, duke bërë që njeriu të ndjehet i shlodhur; shqetësimi të zvogëlohet dhe ankthi të zhduket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930