Deshifrime nga një gjuhë e panjohur

E Mërkurë , 15 Prill 2015
Leave a comment

the bookNjë studiues thotë se ka deshifruar 10 fjalë nga një dorëshkrim në gjuhë të palexueshme deri sot.

Libri përmban 250 faqe të mbushura me shkrime në një alfabet të panjohur dhe vizatime që përshkruajnë një varg  subjektesh si bimë mjekësore dhe simbole Zodiak. Teksti mesjetar u zbulua nga një tregtar librash antikë në vitin 1912, nga ka marrë emrin ‘Dorëshkrimi Voynich’.

Tani, një profesor gjuhe në Angli, thotë se ka deshifruar 14 shkronja të shkrimit dhe mund të lexojë një pjesë të fjalëve, si Dëllinjë, vendosur pranë vizatimit të bimës; dhe fjalën Dem, vendosur pranë ilustrimit të një grupi yjesh në konstelacionin Demi.

Teknika e përdorur është qasja historike që përdoret për të deshifruar hieroglifet egjiptiane dhe shkrime të tjera të lashta.

Manuskripti Voynich ruhet në bibliotekën e  librave të rrallë në universitetin Yale; daton në shekullin XV, dhe besohet se është shkruar në Evropën Qendrore.

Dorëshkrimi është ende larg nga të qenit i kuptuar. Mendohet se libri është një traktat mbi natyrën, shkruar në një gjuhë që mund të jetë folur në një nga vendet e mesdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930