Ndryshim paradigmë

E Premte , 17 Prill 2015
1 comment

logoMë 1962, Thomas Kuhn shkroi librin ‘The Structure of Scientific Revolution’, duke popullarizuar konceptin ‘ndryshim paradigmë’. Kuhn argumenton se përparimi shkencor nuk është evolucionar, por një seri ndërthurjesh me shenja revolucionesh intelektuale të dhunshme, ku një koncept i njohur zëvendësohet me një tjetër.

Ndryshimi paradigmë është si kalimi nga një mënyrë e të menduarit në tjetër. Është revolucion, transformim, një lloj metamorfoze, që thjesht nuk ndodh por shtyhet nga agjentë të ndryshimit.

Agjentët i ndryshimit kanë ndihmuar në krijimin e ndryshimit paradigmë duke lëvizur teori shkencore nga sistemi i Ptolemeut (toka në qendër të universit) në sistemin Kopernikan (diellit në qendër të universit), dhe nga fizika e Njutonit në fizikën Quantum dhe Relativitetit. Të dyja lëvizjet përfundimisht ndryshuan konceptin botëror, ndërsa idetë e vjetra u zëvendësuan nga paradigma të reja.

Po kështu, shtypi dhe përdorimi i gjuhës së folur ndryshon kulturën e një populli dhe ndikon direkt në revolucion shkencor. Shpikja e Johann Gutenberg në vitet 1440 ishte agjent ndryshimi. Me shtypshkronjën, librat u bënë më të pranishëm, më të lehtë për t’u lexuar dhe më të lirë për t’u blerë. Njerëzit fituan qasje të drejtpërdrejtë në shkrime dhe filluan  të ndryshojnë ndërsa liroheshin nga dominimi i kishës.

Në mënyrë të ngjashme, agjentë ndryshimi po sjellin një ndryshim paradigmë të re sot. Futja e kompjuterit personal dhe internetit kanë ndikuar mjediset personale dhe të biznesit.

Për miliona vjet njerëzimi ka qenë në zhvillim dhe do të vazhdojë të jetë. Ndryshimi është i vështirë. Qeniet njerëzore u rezistojnë ndryshimeve; por procesi është vënë në lëvizje dhe njerëzit do të vazhdojnë të bashkë-krijojnë.

Kuhn thotë se vetëdija është parakusht për të gjitha ndryshimet  paradigmë. E gjitha fillon në mendjen e personit. Ajo që perceptohet si normale ose jo, e ndërgjegjshme apo e pandërgjegjshme, është pasojë e kufizimeve dhe deformimeve të prodhuara nga mendësitë e trashëguara dhe e kushtëzuar nga shoqëria. Njeriu i sotëm nuk kufizohet nga kjo dhe është duke lëvizur me një ritëm të përshpejtuar derisa gjendja e ndërgjegjes të  transformohet dhe kapėrcehet.

Nuk jemi njerëz me përvojë shpirtërore, por qenieve shpirtërore me përvojë njerëzore, është gjithashtu ‘ndryshim paradigmë’.

One response to “Ndryshim paradigmë”

  1. Taku says:

    Ka jo pak kritika ndaj tij. Unë e kam lexuar, dhe duke qenë vet i fushës teknike nuk jam dakord me shumë pohime të tijat.

    Kundërpozita e Khunit është Peter Galison (Image and logic), por që nuk njihet nga populli, sepse nuk ka patur një ekspozim të atillë si Khuni që u mbështet nga një lëvizje intelektuale majtiste, marksisto file si postmodernistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930