Një ëndërr për të gjithë

E Premte , 24 Prill 2015
Leave a comment

dreamAmerikanët gjithmonë kanë besuar në barazinë e mundësive. Por një studim në Harvard thotë se parimi qendror i kësaj ëndërre duket më pak i vërtetë.

Sipas studimit, fëmijët e zgjuar por të varfër kanë më pak shanse të diplomohen nga kolegje, në krahasim me fëmijët jo aq të zgjuar por të pasur.

Burimet dhe mbështetjet janë gjithnjë në dispozicion për fëmijët më të pasur, për të zbutur përvojat stresuese apo traumatike ose gabimet që ata kanë bërë. Familjet më të varfra, pa këto burime, kryesisht nuk kanë mundësi të tilla.

Në këtë mënyrë, shoqëria shkon drejt dy niveleve, ku fëmijët më të varfër thjesht nuk kanë të njëjtat shanse me fëmijët më të pasur, që të shkëlqejnë. Nga kjo krijohen disa rreziqe në aspektin e trazirave, dhe shterimit ekonomik.

Studimi sugjeron përdorimin e mësimit në kolegjet e komunitetit si gur-themel në arsim, dhe ngarkon politikanët e përgjegjshëm për korrigjimin e pabarazisë, për të ngjallur përsëri  ëndrrën amerikane të shanseve të njëjta për sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930