Pse u zhdukën Neandertalët?

E Diel, 26 Prill 2015
Leave a comment

neandertalsNeandertalët u zhdukën për shkak se nuk arritën të shfrytëzonin fuqinë e zjarrit siç bënë të afërmit e tyre, njerëzit. Po të kishin përdorur zjarrin për gatim ata do të kishin marrë më shumë kalori nga e njëjta sasi ushqimit. Kështu, me kalimin e kohës, njerëzit u shtuan, ndërsa popullsia Neandertale shkoi drejt shuarjes.

Kjo është hipoteza më e re që u paraqit në takimin e 80-vjetorit të Shoqërisë Amerikane të Arkeologjisë në Boston.

Një nga misteret më të mëdha të historisë njerëzore është arsyeja pse Neandertalët u zhdukën në shumicën e Evropës rreth 40.000 vjet më parë. Ata kishin jetuar në kontinent për qindra mijëra vjet, ndërsa njerëzit migruan aty rreth 45.000 vjet më parë, dhe në një hapësirë ​​relativisht të shkurtër kohe (5.000 vjet) Neandertalët u zhduk.

Ardhja e njerëzve duket se lidhet me zhdukjen e Neandertalëve, por shkaku i saktë ka qenë prej kohësh çështje debatesh. Disa thonë se Neandertalët, që jetonin në grupe të vegjël, e patën të vështirë për t’u integruar, ndërsa shkencëtarë të tjerë kanë propozuar se njerëzit i kanibalizuan (i hëngrën) ata.

Çështja e zhdukjes së tyre është shumë komplekse, dhe e pazgjidhur.

Një dallim i madh mes Neandertalëve dhe njerëzve mund të kenë qenë zotërimi i zjarrit, i cili përveç ngrohjes, mundëson gatimin e ushqimit. Zjarri vret bakteret, dhe  ndërron natyrën e proteinave, që do të thotë se trupi mund të shfrytëzojë më shumë kalori nga e njëjta sasi ushqimi.

Disa fosile sugjerojnë se Neandertalët përdorën zjarr, por jo vazhdimisht. Për shembull, Neandertalët banuan në jugperëndim të Francës për dhjetëra mijëra vjet. Fosilet e zbuluara përmbajë vegla guri dhe kocka kafshësh, por pothuajse asnjë provë për përdorimin e zjarrit.

Është e vështirë për të nxjerrë konkluzione. Ende nuk dihet se me çfarë saktësisht ushqeheshin Neandertalët; a hanin ata bimë, mish apo ishin edhe kanibalë? Sepse këto mund të kenë ndikuar (në një drejtim a një tjetër) efektet e zjarrit në mbijetesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930