Botë universesh

E Mërkurë , 29 Prill 2015
Leave a comment

universesBota ku jetojmë mund të jetë vetëm një prej universeve në numër pafund.

Koncepti shihet me mosbesim, por mund të përligjet fizikisht. Teori të shumta flasin për një përfundim të tillë. Në fakt, disa shkencëtarë mendojnë se ekzistenca e universeve ka shumë gjasa të jetë fakt.

Shpesh është thënë se matematika është gjuhë e Zotit. Shumë është debatuar nëse matematika është thjesht një mjet i dobishëm për të përshkruar universin, sepse vëzhgimet janë vetëm perceptime matematikore. Nëse kështu, atëherë struktura të veçanta matematikore janë opsioni i vetëm. Një strukturë matematikore është e pavarur nga mendimi – ajo ekziston edhe nëse nuk ka njerëz ta mendojnë.

Teoria e mekanikës kuantike, e cila merret me grimcat nën-atomike, sugjeron një mënyrë tjetër se si mund të lindin universe të shumta – ajo e përshkruan botën në aspektin e probabiliteteve, sesa rezultateve. Kjo teori thotë se të gjitha rezultatet e mundshme të një situate do të ndodhin në universe të veçanta. Për shembull, në qoftë se njeriu ka arritur në një udhëkryq ku  mund të shkojë djathtas ose majtas, universi i pranishëm krijon dy universe të tjera: një në të cilin personi shkon djathtas, dhe një tjetër në të cilin shkon majtas. Dhe në çdo univers, mjeriu mendon – gabimisht – se realiteti i tij është i vetmi realitet.

Një tjetër ide është nocioni i universeve paralele, si një fetë bukë mes fetave të tjera. Ndonjëherë, këto universe mund të përplasen me njëri-tjetrin, duke shkaktuar shpërthime të mëdha (Big Bang), që i bën të rifillojnë përsëri.

Përveç universeve që krijohen nga  zgjerimi hapësirë-kohë, universe të tjera mund të lindin nga e quajtura ‘fryrje pafund’. Kjo teori sugjeron se disa xhepa të hapësirës ndalojnë rritjen, ndërsa të tjerat vazhdojnë të fryhen, duke krijuar ‘universe flluskë’. Kështu, universi ynë, ku fryrja ka përfunduar, është vetëm një flluskë në detin e madh të hapësirës, që përmban shumë flluska të tjera si e jona.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë forme ka dimensioni hapësirë-kohë, por ka shumë të ngjarë të jetë i sheshtë dhe të shtrihet pafundësisht. Pra, nëse njeriu sheh aq larg, ai do të hasë një version tjetër të tij. Disa nga këta binjakë do të jenë duke bërë pikërisht ato që ai bën tani, ndërsa të tjerët do të jenë veshur ndryshme, dhe ende të tjerë do të kenë bërë karrierë dhe zgjedhje në jetë krejt ndryshe.

Sepse universi i dukshëm shtrihet vetëm aq sa drita ka pasur  shans për t’u përhapur në 13.7, miliardë vite që nga Shpërthmi i Madh, dhe përtej kësaj distance mund të jetë një tjetër univers, universe ose multiverse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930