Në kërkim të grimcave të reja

E Enjte , 30 Prill 2015
Leave a comment

LHCNjë unazë nëntokësore 27 km  në Gjenevë, Zvicër, ka dyfishuar fuqinë e saj. LHC (Large Hadron Collider), Laboratori që kërkonte grimcën tani do të fillojë kërkimin për grimca edhe më të vogla se atomi.

Qëllimi fillestar ishte gjetja e Grimcës Higgs, për të shpjeguar se si krijohen grimcat e tjera. Tani për tani, ekzistojnë shumë teori për të shpjeguar me qindra grimca të mundshme.

Disa prej grimcave më premtuese janë ato subatomike. Teoria mbështetet në një dimension të pestë duke bashkuar elektromagnetizmin dhe gravitetin.

Kur shkencëtarët zbuluan Grimcën Higgs në vitin 2012, fizikanët thanë se Modeli Standard ishte i plotë dhe se grimcat e reja do të zgjidhin shumë probleme të vështira. Por ato mund të zbulojnë edhe një forcë krejtësisht të re.

Shkencëtarët po merren me një paradoks, i njohur si ‘problemi hierarkisë’, ku forca e gravitetit e grimcës është shumë më e vogël sesa ajo e atomit. Prandaj, fizikanët kanë nevojë për të shtuar një faktor matematikor për të shpjeguar këtë mospërputhje.

Një tjetër sfidë është për të shpjeguar disa grimca të errëta. Rreth 80 për qind e universit përbëhet nga këto substanca të padukshme që ushtronjë tërheqje gravitacionale të substancave të zakonshme, por nuk bashkëveprojnë me dritën.

Ndërsa shkencëtarët kanë shpresë se do të gjejnë grimcat që mund të provojnë, ose hedhin poshtë teoritë ekzistuese, ka gjithmonë mundësi se diçka krejtësisht e re mund të zbulohet. Rasti më i keq do të ishte mos-zbulimi i ndonjë gjëje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2015
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930