Hawking ‘trademark’

E Premte , 01 Maj 2015
Leave a comment

HawkingStephen Hawking, fizikant britanik i njohur për kërkimet e tij novatore ndërsa përballet me paaftësi të theksuara fizike, ka aplikuar për markën e emrit të tij.

Ashtu si shkrimtarja J.K. Rowling, ylli i futbollit David Beckham dhe fizikanti Brian Cox, Hawking ka paraqitur kërkesën  për të parandaluar përdorimin e emrin të tij në mënyrë të papërshtatshme për reklamimin e prodhimeve të ndryshme.

Kjo do të lejojë Hawking edhe për të ngritur një fondacion bamirësie, për të mbështetur kërkime në fizikë ose mjekësi.

Profesor në Universitetin e Kembrixhit, i portretizuar kohët e fundit nga aktori Eddie Redmayne në filmin “Teoria e Gjithçkaje,” Hawking vuan nga sëmundja neurologjike e njohur si ALS ose sëmundja Lou Gehrig. Diagnostikuar kur ishte 21 vjeç, Hawking, tani 73 vjeçar, është plotësisht i paralizuar dhe nuk mund të flasë pa ndihmën e kompjuterit.

Profesionalisht, Hawking është i famshëm për studimet mbi vrimat e zeza dhe singularitete të tjera hapësirë-kohë. Ai gjithashtu shkroi librin më të shitur shkencor, “Një histori e shkurtër e kohës” (1988).

Ky veprim për markën emrit është çështje personale për Stephen Hawking, për të mbrojtur emrin dhe suksesin e tij.

Nëse kërkesa e Hawking pranohet, ajo mund të ketë vlerë miliona paund britanikë. Marka do të mbulojë përdorimin e emrit për lojërat kompjuterike, karriget me rrota, kartolinat e urimit dhe kujdesin shëndetësor.

Kohët e fundit, Hawking bëri bujë me paralajmërimin në lidhje me rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale, për të cilën ka thënë se mund të shënojë fundin e racës njerëzore. Një numër personalitetesh në fushën e teknologjisë, duke përfshirë Elon Musk dhe Bill Gates, kanë bërë paralajmërime të ngjashme, edhe pse ekspertët thonë se zhvillimi i makinave a robotëve me inteligjencë si të njeriut është shumë dekada larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031