Drita kundër dhimbjes

E Shtunë , 02 Maj 2015
Leave a comment

painPavarësisht abuzimit të mundshëm me barna që përmbajnë opium (opiode), këto ilaçe kanë qenë prej kohësh mundësia më e mirë ndaj dhimbjeve të forta. Ato ndërveprojnë me receptorët e qelizave të trurit që stimulojnë sinjale për të ndalur dhimbjen.

Neuroshkencëtarët thonë se kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’i aktivizuar këta receptorë me anë të dritës. Shpresa është për të zhvilluar mënyra për ta përdorur dritën për lehtësimin e dhimbjeve, me sa më pak efekte anësore.

Por, para se kjo të arrihet, studiuesit po përpiqen të mësojnë mënyrat më efektive për të aktivizuar dhe çaktivizuar rrugët e receptorëve në qelizat e trurit.

Duke kombinuar proteinat rhodopsin, që drita prodhon në retinën e syrit, me një lloj të veçantë receptori opiod, shkencëtarët ndërtuan një receptor që i përgjigjet dritës në të njëjtën mënyrë që receptorët opioid iu përgjigjen barnave.

Vicodin Oxycontin, ilaç për lehtësimin e dhimbjeve, ndërvepron me receptorët në tru. Por me kalimin e kohës, pacienti zhvillon tolerancë dhe nganjëherë varësisë. Barnat opiod gjithashtu mund të ngadalësojnë frymëmarrjen dhe në mënyrë tipike shkaktojnë kapsllëk.

Në teori, receptorët e krijuar nga drita nuk paraqesin rreziqe të tilla. Dhe dita kur ato të veprojnë pa ndikuar  receptorët e tjerë është e mundshme. Studimet në këtë fushë vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031