A është Bota hologram?

E Diel , 03 Maj 2015
Leave a comment

UniverseNë shikim të parë, nuk ka dyshim; universi duket 3-dimensional. Por një teori e fizikës teorike e sfidon këtë, duke thënë se ajo që perceptohet si 3-D mund të jetë thjesht imazhi i dy dimensioneve në një horizont të madh kozmik.

Hologramet përdoren sot  në karta krediti, kartëmonedha, pasaporta, leternjoftime, etj; ato janë dy dimensionalë, por duken si 3-dimensionalë. Universi mund të shihet në mënyrë të ngjashme. Në vitin 1997, në fizikën teorike u propozua ekzistenca e një lidhjeje midis teorive gravitacionale në hapësirë dhe në tokë.

Fenomenet gravitacionale janë me tre dimensione hapësinore, ndërsa sjellja e grimcave kuantike është llogaritur me vetëm dy dimensione. Përdorimi i teorisë së gravitacionit për të shpjeguar teorinë kuanitke, ose anasjelltas, është risi për shkencën.

Toka është e lakuar negativisht, dhe çdo objekt hedhur larg në një vijë të drejtë, në fund, teorikisht, mbërrin në pikën nga ku u nis. Ndërsa gjithësia është mjaft e sheshtë – dhe në distanca astronomike, ajo ka lakim pozitiv.

Kjo nuk vërteton se bota është hologram  – por duket se provat janë në rritje për vlefshmërinë e kësaj teorie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031