Fruktozë dhe glukozë

E Shtunë , 09 Maj 2015
Leave a comment

fruktozeLloji i sheqerit në pije mund të ndikojë në dëshirën për të ngrënë. Studimet tregojnë se njerëzit donin të hanin më shumë ushqim me kalori të lartë pas një pije me përmbajtje fruktozë.

Efektet e ndryshme të glukozës dhe fruktozës mund të rrjedhin nga mënyra se çdo sheqer ndërvepron me hormonet që kontrollojnë ndjenjën e ngopjes.

Ndryshe nga glukoza, fruktoza dështon për të stimuluar hormonet si insulina, e cila dërgon sinjale ngopje në tru. Pra, pas konsumimit të fruktozës, trurit nuk i shkojnë sinjalet që shkaktojnë ndjenjën e ngopjes, dhe personi vazhdon të hajë.

Është gjetur gjithashtu se niveli i insulinës në gjak është më i ulët tek personat që konsumojnë pije me fruktozë sesa tek ata që marrin glukozë,

Fruktoza dhe glukoza kanë të njëjtin numër kalorish, dhe të dyja janë të pranishme në sheqerin e tryezës. Por ato metabolizohen ndryshe. Glukoza përdoret për të prodhuar energji për trupin dhe trurin, dhe është sheqeri kryesor që qarkullon në gjak; ndërsa fruktoza metabolizohet nga mëlçia dhe shumë pak prej saj qarkullon në gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031