Rëndësia e radios

E Shtunë, 16 Maj 2015
Leave a comment

studiojpegPërparimet në teknologji u kanë dhënë njerëzve më shumë mënyra për të marrë sa më shumë informacione. Lajmet vendore dhe ndërkombëtare mund të lexohen në gazeta, dëgjohen në radio, shikohen në televizion dhe gjenden në telefonat celularë apo online. Për njerëzit me qasje në këto opsione, një larmi informacionesh është gjithmonë në dispozicion. Në vendet ku shprehja e lirë kufizohet  plotësisht a pjesërisht, dhe ku qasja në teknologji është e shtrenjtë apo shkalla e analfabetizmit është e lartë, radio luan rol të rëndësishëm në përhapjen e informacionit.

Transmetimet në radio japin informacion në kohë reale, dhe sigurojnë përditësimet më të fundit për dëgjuesit. Stacione kanë aftësinë për të arritur përtej kufijve të shteteve dhe të bëhen  burim informacioni, aty ku lajmi i besueshëm është i pakët. Kur qasja në internet bllokohet dhe linjat telefonike priten, njerëzit mund të kërkojnë valët e radios për burime të besueshme. Energjia elektrike nuk është e domosdoshme, ndërsa radiot operojnë edhe me bateri.

Stacionet e lajmeve botërore kanë humbur në mënyrë të vazhdueshme dëgjues, ndërsa konkurrenca rritet. Sipas revistës the Economist, brenda një viti (2010),  radio BBC humbi 8 milionë dëgjues. Në shkurt 2011, BBC ndërpreru edhe programet e saj të radios në gjuhën shqipe; ndërkohë, agjenci të tjera të mëdha  lajmesh, janë duke lëvizur në tregje të reja për të tërhequr dëgjues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031