Si u bë njeriu Zot?

E Diel , 17 Maj 2015
Leave a comment

JOBPse gjëra të këqija u ndodhin njerëzve të mirë? Kjo është një nga pyetjet më të vështira që ndeshet teologjia. Perëndia, thonë teologët, është i gjithëdijshëm, i gjithëfuqishëm, prandaj qeniet njerëzore (jo të gjithëdijshëm, jo të gjithëfuqishëm), kanë nevojë për ndihmën e Zotit.

Në Dhijatën e Vjetër, Perëndia lejoi Djallin të bënte çdo të keqe ndaj Jobit, madje edhe ta vriste. “Zoti ma ka dhënë jetën, Zoti mund të ma marrë”, tha Jobi i nënshtruar, dhe vazhdoi të besonte. Mbi këto baza,  fillimisht njeriu ngriti pushtetin, me sundimtar të vetëquajtur ‘mëkëmbës i Zotit’ – titull që mendon se ende e ka, por nuk e thotë.

Pse gjëra të këqija u ndodhin njerëzve të mirë? Përgjigja biblike është se nuk ka njerëz “të mirë”; të gjithë janë njollosur nga mëkati; të gjithë kanë dalë nga udha; të gjithë janë bërë të padobishëm, prandaj duhet dora e Perëndisë. Sundimtarët e përshtatën edhe këtë thënie, duke i detyruar njerëzit të besonin se mjerimi më i tmerrshme që mund të përjetojnë është i mëshirshëm në krahasim me atë që meritojnë, duke përligjur shkakun e vuajtjeve.

Një pyetje më e mirë do të ishte: Pse Zoti lejon gjëra të mira të ndodhin me njerëzit e këqinj? Nganjëherë të këqija u ndodhin njerëzve që duket se nuk i meritojnë. Teologët thonë se Perëndia lejon që gjërat të ndodhin për arsyet e Tij, dhe besimtarët e kuptojnë, duke vazhduar të besojnë në një profet a një tjetër. Këtë thonë edhe sunduesit, por njerëzit nuk shohin ndonjë arsye për vuajtjet e veta, prandaj në botë ka pasur, ka e do të ketë shtypje, luftra e konflikte, edhe ndërrime pushtetesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031