Zemërimi

E Premte , 29 Maj 2015
1 comment

angerSeneca thoshte se zemërimi krijohet për shkak të parashikimeve shumë të larta. Njeriu pret të gjithë të veprojnë me arsye dhe kur e zhgënjejnë,  zemërohet.

Por jo gjithkush është i zgjuar, prandaj parashikimet duhet të jenë realiste. Nëse tensioni i gjakut ngrihet sa herë që dikush nuk vepron me zgjuarsi, jeta mund të shkurtohet nga një goditje në zemër.

Gjërat duhen pranuar si janë, dhe jo si duhet të jenë. Gjithkush urren personin budall, por atë vetëm injoroje. Nëse nuk është i zgjuar të kuptojë pse je zemëruar, nuk është mjaft e zgjuar të jetë shoku yt.

Thuhet se rrethanat nuk e bëjnë njeriun të zemëruar; ai e bën veten të tillë. Njerëzit nuk mund të zemërojnë, por vetëm nëse i lejon, sepse ti je përgjegjës për ndjenjat e tua.

Qetësia tregon pjekuri emocionale. Kur ndjehet i qetë, njeriu e di çfarë ndodh, por i pëlqen qetësia, si droga, sa më shumë qetësi ka, aq më shumë kërkon dhe krijon varësi prej saj.

Nëse kërkon që të tjerët të ndryshojnë, duhet të ndryshosh vetë i pari. Është mësim bazë psikologjik. Nëse do të ndryshosh mënyrën si ndjehesh, së pari duhet të ndryshosh mënyrën se si vepron.

Të parit e vetes si viktimë, e bën njeriun të papërgjegjshëm, për çdo gjë fajëson dikë tjetër. Por rrethana nuk përcakton cilësinë e jetës, është mënyra se si reagon ndaj rrethanave që e përcakton atë.

Zemërimi është emocion i ndërlikuar, shpesh një lloj maske për të mbuluar frikën, xhelozinë, zhgënjimin, keq-shëndetin, lodhjen, manipulimin.  Ka gjithmonë diçka prapa zemërimit, fshihet një tjetër emocion. Në këtë kuptim, zemërimi mund të mendohet si emocion i ndërmjetëm. Kur ndodh një ngjarje, truri nuk ka kohë (ose nuk do) të procesojë plotësisht situatën, dhe e përdor zemërimin për të fituar kohë për të shqyrtuar gjithçka në mënyrë më të detajuar.

Duke kuptuar nga vjen zemërimi, njeriu mëson në lidhje me veten, dhe kjo mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme prej zemërimit.

One response to “Zemërimi”

  1. Fatmir Lohja says:

    F.Niçe thote:”Injorantit mos i bej pasqyrimin,por distancimin.Me pasqyrim e nxeh,me distancim as nuk e nxeh ate edhe veten e ruan nga epidemia e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031