Lëkura e portokallit: hahet apo hidhet?

E Diel , 31 Maj 2015
Leave a comment

orangeLëkura e portokallit është e hidhur, por jo helmuese; ndërsa mund të hahet, nuk është e ëmbël si vetë fruti; tretet me vështirësi, dhe është mbuluar me kimikate, nëse nuk është prodhim organik.

Lëkura përmban më shumë fibër sesa vetë portokalli; ka efekte kundër pezmatimeve, duke lehtësuar punën e zemrës.

Përveç kësaj, lëkura e portokallit përmban vitamina A, C, B6 dhe B5; kalcium; riboflavin; thiamin; niacin; dhe folate.

Portokallet e kanë origjinën rreth vitit 4000 pes, në Azinë Juglindore. Prej andej u përhapën në Indi. Pema e portokallit në fakt është një lloj hibridi me manaferrat. Fruti e morri emrin nga ngjyra. Në anglisht fjala rrjedh nga arabishtja “naranj”  “narange”;  në shekullin e XIV, gradualisht, “n” ra, dhe filloi të quhet “orange”.

Portokalli erdhi në Evropë rreth shekullit XV, pas kthimit të eksploruesve nga udhëtimet në Azi dhe Lindjen e Mesme. Pikturat e Rilindjes që shfaqin portokall në tryezë gjatë “Darkës së Fundit”, janë të gabuara. Portokalli nuk njihej a kultivohej në Lindjen e Mesme para shekullit IX. ‘Portokalli’, në shqip, duket se vjen nga ‘Portugali’, ku ky frut quhet ‘laranja’.

Kristofor Kolombi mbolli drunjtë e parë të protokallit në ishujt Karaibe në fund të shekullit të XV, gjatë udhetimit të tij të dytë nga Evropa në Botën e Re. Eksploruesi Ponce de Leon e solli portokallin në Florida në shekullin XVI, dhe misionarët spanjollë e çuan atë në Kaliforni në shekullin XVII,

Vendet më prodhuese të portokallit sot janë Brazili me rreth 18.3 milionë ton në vit, pasuar nga  Shtetet e Bashkuara (9.1), Meksika (4.3), India (4,2) dhe Kina (3.4).

Rreth 85 për qind e të gjithë portokallëve të prodhuar përdoren për lëng. Në mbarë botën, ka mbi 600 lloje portokallësh. Një portokall tipik ka 10 segmente (thela). ‘Gonxhja e bardhë e portokallit’ është lulja zyrtare e shteti të Floridës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031